BILD
Kylian Mbappe u ul në stol. Me këmbët e hapura. Zhgënjimi është i dukshëm. Qindra blice fotografësh shkëlqejnë mbi të. Duke kërkuar për një lot. Ose dy…
Thuajse i vetëm, ai e dërgoi Francën shumë pranë Kupës së Botës. Pasi rezultati ishte 2-0, ai e ngriti temperaturën në qiell brenda 94 sekondash. Me dy golat e tij, ‘Les Bleus’ shkuan në kohën shtesë.
Edhe në minutat shtesë, ai ishte aty kur duhej. Me golin e tij nga pika e bardhë, Franca shkoi drejt penalltive. Ai ishte sërish aty dhe e shndërroi në gol edhe 11-metërshin e tretë.
Mbappe nuk mund të ngushëllohej në fushë. Presidenti Emmanuel Macron tenton duke i përkëdhelur kokën.
Pak më vonë, Mbappe-së iu desh të dilte dy herë në skenë. Fillimisht mori trofeun e golashënuesit më të mirë të turneut, më pas iu desh të pranonte medaljen e argjendtë.
Kuptohet qartë pse Mbappe nuk donte të fliste me askënd më…