Ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann ka deklaruar se Shqipëria ka përpara një rrugë plot sfida deri në anëtarësimin e plotë në familjen e madhe evropiane.
Në Konferencën “Roli i Kuvendit në Integrimin Europian të Shqipërisë”, ambasadorja i bëri thirrje politikës, por edhe shoqërisë civile që të behën bashkë me qëllim anëtarësimin në BE.
“Është kënaqësi që rikthehem në Kuvend dhe rolin e tij në procesin e integrimit në BE. Shqipëria ka marr një hap të madh drejt rrugëtimit, me celjen e negociatave. Unë shpesh kam theksuar se negociatat për në BE janë shumë më shumë se nje proces teknik. Kjo është një fazë që kërkon udhëheqje të forte politike dhe mobilizim për të vijuar me reforma, që janë edhe të vështira por duhet për të plotësuar kriteret në BE. Mirëpres qëllimin që ka Kuvendi që të punohet në këtë proces. Ka shumë e shumë pyetje dhe cështje që mund të flas Kuvendi, psh si mundet Kuvendi që të përmbush rolin për të ndërtuar konsensus. Si do te kete mundesi që të përmiresojë kapacitetet e veta. Sa i përket avancimit të reformave kyçe. Sa i përket këtij ndikimi që do të kete ligjislacioni i BE, si do te realizoje Kuvendi proceset me të gjithë aktorët. Cilat janë këto ide që do na jepen sot nga këto artikuj që janë përgatitur. Shqipëria ka një dëshirë tejet të madhe per Europën, ndaj të gjithë duhet të bëhen bashkë për të punuar në BE. Delegacioni do te mbetet nje partner për anëtarësimin në BE”, tha ajo.