Skandali/ Banorët: Falsifikuan firmën e ekspertit për të shembur pallatin tek “Myslym Keta”

Një nga dokumentet për shembjen e pallatit numër 4 te rruga ‘Myslym Keta’ rezulton të jetë e falsifikuar. Banorët e këtij pallati, paraqitën në emisionin ‘FOL’, prova se dokumenti është falsifikuar qëllimisht për t’i hapur rrugën shembjes.

Sipas banorëve, akt ekspertiza e parë mban datën 27 nëntor 2019, një dite pas termetit që la pas 51 viktima. Sipas dokumentit të përpiluar nga dy inxhinierë dhe të firmosur nga ish-drejtori i ndjerë Agron Hysenlliu, pallati në fjale rezulton me dëmtime serioze dhe i pabanueshëm. Dokumenti i dalë në dritë pas vdekjes së ish drejtorit ngjall dyshime të forta pasi në atë ditë asnjë nga banorët nuk ka hasur apo takuar ndonjë ekspert që të vijë dhe të bëjë kontrolle.

Ekspertët në atë kohë nuk ishin në Tiranë, pasi të gjithë kishin fokusin në Thumanë, Durrës, Krujë, Laç, Kavajë, aty ku kishte me qindra pallate që duheshin inspektuar me urgjencë për shkak të dëmtimeve të mëdha që morën pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas banorëve, Hysenlliu është i vetmi ekspert zyrtar shqiptar që ka kryer ekspertizë në pallatin në fjalë. Banorët kanë bërë të ditur se pallati është inspektuar nga ekspertë bullgare dhe nga profesoresha Luljeta Bozo të cilët e kanë klasifikuar po njësoj objektin të banueshem me dëme të lehta dhe mesatare, dhe pa rrezik.

Më pas, Bashkia Tiranë kërkon ekspertizë të thelluar nga një kompani private, ekspertët e së cilës sipas banorëve nuk jane parë të inspektojnë objektin.

Kjo “ekspertize e thelluar” e realizuar ngs INFRATECH, Filjana Veizaj, që mban datën 16.07.2020, (8 muaj pas termetit) e kërkuar me insistim dhe e paguar nga bashkia Tiranë strumbullari i vendimit të mëparshëm të Këshillit Bashkiak Tirane dt 01.03.2022 për shembjen e pallatit. Kompania private INFRATECH e vlerëson ndërtimin 5 katesh në rrezik e të pabanueshem duke marrë si kriter sigurie eurokodin 8.

Ekspertiza e thelluar e nxjerr koston e riparimit me te madhe se koston e ndertimit nga e para në një kohe që përmend si dëmtim të pallatit probleme në murature duke mos analizuar si fakt qe pallati ka si strukture kryesore mbajtese kollona dhe arkitrare dhe jo muret pasi është i ndertuar ne vitet 1990-1992 me te njejtin kod ndertimi qe vijon te mbetet ne fuqi.

Ekspertizen e thelluar të bërë privatisht nga kompania INFRATECH, bashkia ia dërgon per koponence ish kreut të Institutit të Ndertimit Agron Hysenlliu i cili e kishte klasifikuar një here objektin DS.3. Në kohë rekord, vetëm dy ditë pas dërgimit vjen pergjigjia kontraverse që pallati përbën rrezik dhe duhet shembur. Pra si llogjik i bie që eksperti i njohur ka besuar me shume letrat e kompanise private sesa të vërtetës që sytë e tij kishin pare ne terren. Por në shkresën e firmosur nga Hysenlliu, pikerisht firma e të ndjerit që nuk ngjet fare me firmat e tjera të tij përfshire dhe ate mbi akt ekspertizen e 22 dhjetorit 2019.

Është pikërisht ndryshim i firmës mbi kete dokument të zbuluar me shumë mund nga banoret pas vdekjes së të ndjerit që i shtyn ata të mendojnë për falsifikim të qëllimshem të dokumentit për të favorizuar ndërtues të caktuar që prej kohesh lakmojne truallin e pallatit qe ndodhet fiks ngjitur me kryqëzimin e unazës së madhe dhe rruges së Arbrit ku ekzaktësisht para pallatit do të ndërtohet edhe nje rotondo e madhe.

About Redaksia

Check Also

Shifra skandal, 7704 të punësuar vetëm tek Ujësjellësi, militantë për vota që paguhen kot nga taksapaguesit

INA media  Në nëntor të vitit 2022, Investigative Network Albanian, publikoi shkrimin me titullin ”Ujësjellësit, …

Leave a Reply