Alimehmeti: Po i detyrojnë mjekët të emigrojnë jashtë vendit

Mjeku Ilir Alimehmeti ishte i pranishëm në tryezën e thirrur nga kryetari i PD, Sali Berisha në lidhje me sistemin shëndetësor në vendin tonë. Ilir Alimehmeti u shpreh se, sot shifrat e mjekëve janë të fryra në vendin tonë dhe megjithatë theksoi se mesatarja është shumë më e ulët se ajo europiane dhe në rajon.

Më tej, ai theksoi se mjekët largohen për shkak të shumë elementëve duke nisur që nga pagat e ulëta apo edhe faktorë të tjerë dhe citoi një taktikë që përdorej nga nazistët për të eliminuar kundërshtarët në luftë.

“Shëndetësia në Shqipëri është në nivelet më të ulëta jo vetëm ë rajon dhe Europë. Për COVID është universiteti Geroge Uashington që thotë Shqipëria ka një nivel 4-5 fish. Kanë qenë më të larta vdekjet. Pagesa e përllogaritur për t’u kuruar nga COVID ka qenë 830 euro për person. Rimbursimi nga shteti ka qenë diku te 30 euro. Jemi i vetmi shtet ku specialist i shëndetit publik nuk është profesion i njohur me ligj. Është një akt tejet burokratik tejet i thjeshtë.

Unë nuk do doja të zgjatesha por Me gjithë shifrat e fryra të mjekëve të raportuara zyrtarisht, prapë është 1/3 në krahasime mesataren euroipiane. Pse na largohen mjekët? Kujtoj këtu një element të nazistëve që thoshte godisni mjekun të parin se po vratë një mjek, keni vrarë 7 ushtarë. Kjo ndodh edhe sot këtu, nëse mjekët largohen qytetarët nuk kanë mundësi të kenë akses në shëndetësi, të ketë një shtet më të dobët dhe të detyrohen të emigrojnë. Specializantët punojnë pa pagesë 4 vjet. Një element tjetër i tretë shumë i rëndësishëm. Dinjiteti, Ku është dinjiteti i mjekut. Mjeku është i pambrojtur. Kemi marrë mjekë të nxirren me pranga jashtë spitalit sikur janë kriminelët më të mëdhenj.

Këto element i shtyjnë mjekët të largohen. Ata që kemi këtu dinë të punojnë edhe me trup edhe me tru. Dinë edhe të shërbejnë edhe të drejtojnë. Kemi njerëz që njohin edhe terrenin brenda por edhe shumë mjekë jashtë. Nuk u vunë kurrë në përdorim këto mundësi që kishim atje. Janë të gjitha kapacitetet e mundshme për të shtuar çfarëdolloj program”, deklaroi ai.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply