Berisha: Rama me metodat e Enver Hoxhës, mbledh kryesinë dhe emëron kryetarët e degëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi se kryeministri Edi Rama vepron me metodat e Enver Hoxhës. Berisha shprehet se, Edi Rama mbledh Kryesinë e partisë së tij dhe emëron kryetarët e degëve.

“Çfarë ndodh kur përjashton lirinë, kur përjashton votën. Se çfarë ishte në fund të fundit, procesi i skapit, çfarë ishte. Ai duhej të ishte një proces vote, anëtarët e atij forumi duhej të votonin me votë të fshehtë, paçka se votuan haptas se nuk i la njeri të votonin fshehtas, se nuk dihej se si do të shkonte vota.

Në rrafshin politik filozofik, ishte përjashtimi i lirisë, i votës. Ishin skena, procese në të cilat vota nuk duhej të diktohej, vota është formale.

Ndaj dhe, primaret në mënyrë të padiskutueshme, larg çdo lloj objeksioni ishte risia më madhore që PD ka sjellë nga themelimi, gjer sot. Nuk ishin të përsosura, por në tërësinë e tyre, ato mbeten një zhvillim historik jo vetëm për PD-në, por edhe për demokracinë shqiptare. Çdo problem i krijuar gjatë tyre do të shqyrtohet, analizohet, pasqyrohet në praktikën tonë. Ato janë praktika më demokratike që një forcë politike mund të përdorë.

Shihni palën tjetër që kalojnë nga ekrani në ekran si hije. Kemi metodën tonë, thotë Rama. Po çfarë metode, ajo është metoda e Enver Hoxhës.

Enveri e bëntë, mblidhte byrojë dhe caktonte sekretarët e parë dhe njoftohej. Edhe ky mbledh kryesinë dhe cakton kryetarët e degëve.
Në këtë kontekst, kandidatët tanë, me kandidatët e tij ndryshojnë si nata me ditën.

Ja ku janë, kanë ardhur me një proces demokratik dinjitoz, kurse të tjerët dalin nga klanet mafioze të pushtetit, grupet kriminale e me radhë. Këtë e kemi arritur dhe duhet ta përsosim. Është në meritën e demokratëve, që këtë proces e realizuam me përkushtim, vendosmëri, civilitet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply