Aktorët: Teatër ashtu siç ishte, jo sipas modelit Veliaj që vetëm ai e di kujt do t’i shërbejë

Në nisje të ceremonisë së organizuar nga Bashkia e Tiranës për nisjen e punimeve të Teatrit të ri Kombëtar sipas projektit të qeverisë, Policia ka penguar hyrjen e “të paftuarve”, të aktorëve dhe mbrojtësve të Teatrit që kanë kërkuar ndërtimin e tij aty ku ishte dhe ashtu siç ishte, rijetësimin e godinës historike të ndërtuar para luftës.

Një prej tyre kishte ardhur sot nga Franca, për të mbështetur protestuesit dhe e shprehu revoltën e tij në mikrofonin e SYRI TV. Ai theksoi se këtë Teatër të ri sipas modelit Veliaj, vetëm kryebashkiaku e di se kujt do t’i shërbejë dhe e përmblodhi gjithë këtë situatë me emrin diktaturë, diktaturë madje si e Pinoçetit.

Zotëria tha: “Është një maskaradë e këtij shteti që s’ka të sosur nga prapësitë që i shkakton këtij populli. Është një vjedhje e madhe, një vjedhje e një karakteri të jashtëzakonshëm, një tejkalim pronësie nga ministria në bashki, nga bashkia te fadromat; nga fadromat prapë tek fadromat – nga kërkesa për një Teatër aty ku ishte dhe siç ishte, tek një Teatër të modelit Veliaj që vetëm ai e di se kujt do t’i shërbejë.”

Ju, do t’i kundërshtoni sot këto punime?

“Patjetër, por s’më lënë të futem! Nuk më lënë të futem! Po kam dhe një gjë tjetër. Mbrëmë i kam bërë një thirrje, një apel ambasadores amerikane të vijë këtu. Të vijë këtu në mbështetje kauzës së Teatrit, për të treguar se SPAK-u, ëndrra e saj, gjithë kujdesi i saj për ta konstruktuar dhe jo vetëm për ta ideuar, do ta gjente sot zbatimin këtu, ashtu siç e kërkon rasti. Jo vetëm që nuk m’u përgjigjën, por ma kanë hequr nga Facebooku, ma kanë zhdukur nga të gjitha lidhjet që kam pasur unë, materialin që i kam adresuar asaj.

Kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhë, në një shtet diktatorial tipik, tipik, që ia kalon të gjitha shteteve, jo vetëm rreth e rrotull, por edhe Pinoçetit po deshët ju.

Tani, është e tepërt të flas më shumë, ajo që më intereson sot është të mbështes miqtë e mi; kam 5 vjet që e ndjek këtë problem. Konkretisht kam ardhur nga Franca apostafat për të qenë prezent në këtë ditë të madhe. Unë e konsideroj ditë të madhe sepse mbrojtja e Teatrit ka qenë ditë e madhe që në indicjen e saj, që në ditën që ka filluar, ka qenë një kauzë që futi në gjirin e saj jo vetëm mbrojtësit e saj, por të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të Republikës”.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply