“Dvoranët” e dënuar të nazizmit dhe dvoranët e “drejtësisë së re”!

Nga Gent STRAZIMIRI

For IMMEDIATE RELEASE

_________________

‘Dvoranët’ e dënuar të nazizmit dhe dvoranët e ‘drejtësisë së re’!

Meqë sot vendoset ri- Dvoranizimi i drejtësisë shqiptare, ja sa larg STANDARDIT NDËRKOMBËTAR të vendosur që në 1947 në Nüremberg jemi sot si shoqëri dhe si ‘drejtësi’:

‘Me mënyrën dhe metodat e tij ai e bëri gjykimin një instrument të terrorit dhe fitoi frikën dhe urrejtjen e popullatës.

Nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të tij më të afërt si dhe viktimave të tij, ne zbulojmë se Oswald Rothaug përfaqësonte në Gjermani personifikimin e intrigës sekrete dhe egërsisë naziste.

Ai ishte dhe është një njeri sadist dhe i lig.

Nën çdo sistem gjyqësor të civilizuar ai do të mund të ishte akuzuar, larguar nga detyra ose dënuar për keqpërdorim në detyrë për shkak të keqdashjes skematike me të cilën ai administroi padrejtësi.’

(Gjyqi i Nurembergut, procesi ‘Gjykimi i gjyqtarëve’ ose ‘SHBA kundër Jozef Altstötter dhe të tjerëve’, 4 dhjetor 1947).

* U dënuan me burgime nga ‘i përjetshëm’ deri në ‘10 vjet burg’, 10 gjyqtarë, prokurorë dhe hetues të regjimit nazist.

* Argumenti ‘zbatova me korrektësi ligjet e kohës’, u hodh poshtë me përbuzje nga gjykata, me argumentimin e cituar më lart në thonjëza!!!

* Sot pas 75 vjetësh, askush nuk ka guxuar ta sfidojë këtë vendim as ligjërisht e as moralisht!

Madje, vendimi më sipër ka prodhuar jurisprudencë në SHOQËRITË E CIVILIZUARA, aq sa apologjia ndaj të dënuarve dhe krimeve të tyre konsiderohet vepër penale dhe dënohet me burg!

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply