Fjalimi i fuqishëm i Mbappe gjatë pushimit të ndeshjes që zgjoi shokët e skuadrës

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe bëri liderin e ekipit gjatë pushimit 15-minutësh mes dy pjesëve të finales së Botërorit mes Francës dhe Argjentinës.

Pjesë e atmosferës dramatike është konfirmuar edhe nga një video e publikuar në portalin Reddit, në të cilën Mbappe u drejtohet bashkëlojtarëve me tonin e ngritur.

“Kjo është ndeshja e jetës, zhvillohet çdo katër vjet. Nuk mund të bëjmë më keq se si luajtëm. Duhet të kthehemi!”, ishte pjesë e fjalimit të fuqishëm të Mbappes pas pjesës së parë, pas së cilës Argjentina kryesoi 2:0.

Trajneri francez Didier Deschamps ka kaluar nëpër dhomat e zhveshjes dhe ka heshtur dhe atmosfera konfirmoi se Mbappe është lideri i vërtetë i kombëtares franceze, edhe pse shiritin e kapitenit e mban portieri Hugo Lloris.

Sipas zhvillimit të ngjarjeve që pasuan në pjesën e mbetur të lojës, fjalët e tij me sa duket “funksionuan”. Franca arriti të rikthehet dhe të çoj ndeshjen nga 0:2 në 2:2.

Franca dukej e dobët në pjesën dërrmuese të ndeshjes dhe më pas u rikthye pas golave ​​të Mbappe.

Megjithatë, në fund, Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni humbën penalltitë dhe Argjentina u bë kampione e botës.

https://twitter.com/goatariq/status/1605343488312320002?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1605343488312320002%7Ctwgr%5Ef66c0f5173eb764de1c509a6992565103758b0fd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fqatar-2022-sport%2F557158%2Fmbappe-mbajti-fjalim-te-fuqishem-ne-finalen-e-kupes-se-botes-sulmuesi-arriti-te-zgjoje-shoket-e-skuadres%2F

 

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply