Kamikazja e Ramës pasi u hoqi fjalën deputetëve të PD, përjashton Nokën

Me urdhër të Edi Ramës, Lindita Nikolla refuzon t’u japë fjalën deputetëve të PD në seancën e Kuvendit. Kjo situatë ka bërë që deputetët demokratë të bllokojnë foltoren e Kuvendit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kërkoi diskutime në Kuvend për nismat e propozuara nga grupi parlamentar i PD.

Por Lindita Nikolla iu komunikoi ligjvënësve demokratë se janë të përjashtuar nga grupi parlamentar.

E paprecendentë dhe e pazakontë, por një vendim të tillë e njoftoi Lindita Nikolla në bashkëpunim me Enkelejd Alibeajn.

Flamur Noka është përjashtuar nga punimet e Kuvendit, me vendim të Lindita Nikollës. Vendimi për përjashtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, erdhi pas debateve për fjalën e deputetëve demokratë.

Lindita Nikolla njeh një dokument të falsifikuar nga Enkelejd Alibeaj për përjashtimin e disa deputetëve nga grupi parlamentar demokrat.

Në këto kushte, deputetët e PD bllokuan foltoren e Kuvendit për disa minuta. Më pas Lindita Nikolla mori urdhër nga Edi Rama për të përjashtuar Nokën për thyrje të rregullores.

About Redaksia

Check Also

Keqardhje për Fatos Nanon!

Florjan Haçkaj Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja në Tiranë! Një …

Leave a Reply