Festimet e argjentinasve për fitimin e Botërorit patën fund tragjik. Festimet e tifozëve u prishën nga vdekja e një tifozi 24-vjeçari, i cili u rrëzua nga çatia.
Megjithatë, festa u ndërpre për shkak të shqetësimeve të sigurisë për tifozët që hidheshin nga një urë në çatinë e autobusit të hapur që transportonte lojtarët e Argjentinës.
Një tjetër tifoz 22-vjeçar humbi jetën gjatë festimeve në qytetin Bahia Vlanca në provincën e Bueno Aires, kur një flamur të cilin ai e kishte hedhur mbi supe, u ngeci në rrotën e motoçikletës.
Oscar Maciel u rrëzua nga motori, duke u mbytur nga shtrëngimi i flamurit në qafën e tij.
Gjtihashtu, një djalë 5-vjeçar është në koma për shkak të një dënimi të rëndë në kokë pas një incidenti në Plaza San Martin, ku po festonte triumfin e kombëtares së tij.
“La Nacion” detajoi se një copë mermeri ra nga një monument gjatë festimeve, duke goditur fëmijën, i cili tani ndohet në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë e Argjentinës njoftoi edhe për personin e parë të vdekur, i cili po festonte mbi një çati e cila u thye dhe ai ra duke shkaktuar dëmtime fatale të cilit i morën jetën.
Një pjesë e fansave nuk i ka pëlqyer ndryshimi i planit, ndaj disa prej tyre kanë hedhur objekte të ndryshme drejt policëve, ndërsa është shfaqur një video e tifozëve të zhurmshëm duke rrëmbyer një makinë policie dhe duke u argëtuar në të pranë Obeliskut.
Deri në orën 15:30 të së martës, në pritje u regjistruan tetë të plagosur dhe ndërkohë u shfaq një lajm tragjik, pasi një tifoz 24-vjeçar ra nga çatia dhe humbi jetën gjatë festës së tepërt.
Një tjetër tifoz ka ndërruar jetë në spital si pasojë e një dëmtimi në kokë që ka pësuar gjatë festës dhe ka frikë për fatin e një 5-vjeçari, i cili ndodhet në koma pasi është plagosur rëndë kokën në Plaza San Martin.
Mediat argjentinase raportojnë se të paktën 21 persona u plagosën në konfliktin mes policisë dhe tifozëve në Obelisk, duke përfshirë tetë policë dhe zjarrfikës.
4 persona u arrestuan pasi policia tentoi të evakuonte një grup personash që po argëtoheshin brenda monumentit, por tifozët e tjerë i sulmuan me gurë dhe shishe dhe filloi një konflikt i ashpër.
Probleme ka pasur edhe para evakuimit të lojtarëve me helikopter, pasi disa nga tifozët tentuan të hidheshin në autobusin kombëtares, madje u hodhën nga ura.