Këlliçi: Incineratorët, beteja kryesore ndaj Veliajt, futi në borxh Tiranën 230 mln euro

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se një nga pikat e tij kundër Veliaj do të jetë çështja e incineratorëve.

Ai tha se do të bëjë transparent procedurat në bashki dhe se do të çoj vetë para SPAK-ut Veliajn nëse do të zgjidhet kreu i bashkisë së Tiranës.

Këlliçi: Një nga pikat e mia kryesore do të jetë transparenca dhe çuarja para drejtësisë e Veliaj për çështjen e incineratorëve. Do të bëjë transparencë për gjithë praktikën ligjore të Bashkisë për çështjen e incineratorëve dhe do ta dërgoj vetë në SPAK Veliajn si përgjegjës kryesor.

Veliaj ka firmosur një shkresë në vitin 2017 dhe më këtë duhet të ishte para drejtësisë për shpërdorim detyre sepse kjo i ka hapur rrugë incineratorin të Tiranës, pasi ka marrë angazhim financiar të bashkisë së Tiranës. Është e vërtetuar se e ka futur bashkinë në një angazhim 230 milionë euro për 30 vite pa vendim të këshillit bashkiak në shkelje të ligjit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply