Shehu: Kemi frikë të dënojmë genocidin serb në Kosovë se nuk ju lejon Vuçiç

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, akuzoi mazhorancën për një qëndrim të rëndë politik, në kundërshtim me interesat e Shqipërisë dhe Kosovës në lidhje me rezolutën për genocidin serb të dorëzuar nga opozita në Kuvend.

“Procedurat bazohen në rregullore, ju duhet të jeni garant pasi më pas do kthehet në një hulli. Prej 7 muajsh ne kemi paraqitur një kërkesë për gjenocidin serb në Kosovë. Ky material i rëndësishëm nuk ka ardhur në Kuvend dhe as në Konferencë.

Kemi të bëjmë me një sjellje dhe qëndrim të rëndë politik, në kundërshtim me interesat e Shqipërisë dhe Kosovës. Osmani deklaroi se është e domosdoshme që të dënohen krimet në Kosovë. Rezoluta i shërben kësaj gjëje.

Ne kemi frikë të dënojmë genocidin serb në Kosovë, i mbyllim deputetëve. Ky parlament hesht duke shkelur të gjitha rregullat e parlamentit, se Vuçiç nuk iu lejon të thoni atë qw duhet”, deklaroi Shehu.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashki: Parlamenti dështoi me Reformën Zgjedhore

Deputeti Oerd Bylykbashi tha në Parlalment se Partia Socialiste e mohoi reformën zgjedhore dhe e …

Leave a Reply