AliBasha ha me ujkun në darkë dhe leh me qentë në mëngjes

Nga Enver BYTYÇI

“Demokratët” e Alibashës në mbrëmje hanë mish me ujkun, në mëngjes lehin me qentë dhe në drekë qajnë me bariun.

Ky cikël hipokrizie dhe intrige shfaqet në përpjekjet e grupit të AliBashës për të shpallur kandidatë alternativë me PD-në për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Kjo intrigë Rama-Alibasha është kësisoj një thikë pas shpine për Partinë Demokratike dhe demokratët.

Të emëruarit kandidatë nga Alibeu e dinë se do të jenë humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve lokale. Nuk ka asnjë shans teorik që ndonjë prej tyre të marrë vota më shumë sesa kandidati demokrat i primareve e aq më pak ta fitojë ndonjë bashki. Eshtë e pamundur gjithashtu që Edi Rama pas shpërblimit me dollarë e euro t’u lejë ndonjë zonë të lirë për ta fituar. Kjo nuk mund të bëhet edhe për faktin se në një zonë të lirë për AliBashën, kandidati favorit i Ramës do të merrte Ndoc Rrokun.

Por kënaqësia e tyre lidhet me atë se kjo masë amorfe e opozitës kanë vendosur që të ushqehen së bashku me ujkun në pushtet duke thith “gjakun” e demokratëve të vërtetë, me qëllim që të pamundësojnë votat e nevojshme për t’i rrëzuar kandidatët e mazhorancës nga pushteti.

AliBasha dhe kandidatët e tyre janë bashkëpunëtorë të pushtetit. Janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave dhe parave publike. Ata në errësirën e natës marrin shpërbilimin e kësaj pune kundër Partisë Demokratike. Ndërkohë që ngrihen në mëngjes dhe sulmojnë opozitën e vërtetë. Hanë e ngopen në errësirën e mbrëmjës dhe lehin në agimin e diellit.

Ndërsa diku nga dreka fillojnë dhe “qajnë” për “demokracinë”. Ama demokracinë nuk e respektojnë. Kandidatët i vendosin sipas parimit se sa pasuri ka ai.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply