Berisha: Kavaja u shndërrua në tmerrin e regjimit të Tiranës!

Kryetari i PD, Sali Berisha përmendi me emra themeluesit e degës së PD në Kavajë.Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të degës së PD, Berisha tha se Kavaja u shndërrua në tmerrin e regjimit të Tiranës.

“Studentët me 8 dhjetor, të gjitha sloganet i kishin të gatshme nga lëvizja antikomuniste e Kavajës. Pas themelimit të PD-së, PD-ja e Kavajës e themeluar këtu nga një grup punonjësish, intelektualësh, do të shndërrohej në pazmoren, bastionin, mburojën e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kavaja në çdo rrethanë u shndërrua në tmerrin e regjimit të Tiranës.

Ka pasur momente të vështira, momente kur regjimi shpalosi të gjithe egërsinë e tij në Tiranë. Mobilizoi të dyndte drejt Tiranës vullnetarë të Enverit, por Kavajën nuk e kalonin dot. Problemi i tyre ishte se, nga Kavaja nuk kalonin dot. Kështu që ata dështuan dhe ne së bashku me demokratët e Kavajës dhe gjithë Shqipërisë, përmbysëm me një revolucion paqësor, diktaturën më të egër, dhe nisëm rrugën e demokracisë, hapjes së vendit dhe interesit kombëtar.

Ndaj dhe unë duhet të përulem me nderim të madh sot, përpara Naim Karriqit, Ismet Ferizajt, Isuf Dobjanit, Theodhori Bulit, Galip Gjecit, Luan Skuqit, Muhamet Shehut, Arjan Sotirit, Fiqirete Ramodhit, Besnik Koliqi, Nusret Dubalit, Haki Kiut, Hidajete Babanit, Hysen Arkaxhiut, Izet Grecës, Ibrahim Gjocit, Ejup Lushës, Islam Veliut, Ymer Hydit, dhe ndjesë për të gjithë ata që nuk ua përmenda emrin këtu, për aktin e tyre të themelimit të PD-së, drejtimit të degës së PD-së drejt fitores”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply