Katër poshtërimet e Amerikës nga regjimi dhe Sali Berisha

Bledi KASMI

Nga rapotimet pubike, rasti i parë i poshtërimit publik të Shteteve të Bashkuara nga regjimi ishte Shkarkimi i Drejtort të Pëgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Nano sot është në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ditët e mbetura në Shqipëri kishte një përforcim të mbrojtjes së tij personale. Ai u shkarkua sepse u konsiderua si “spiun” i amerikanëve dhe pasi kishte nisur hetimet për qendrat “Call Center” që mashtronin qytetarët në mbarë botën përmes një skeme financiare në krye të së cilës ishte vëllai i Kryeminisrit, Olsi Rama dhe ortaku i tij, Armand Josifi.

Poshtërimi i dytë publik i bërë ndaj Shteteve të Bashkara nga regjimi ishte njoftimi zyrtar i ministrisë së Jashtme për fillimin e procedurave të largimit të Ambasadores amerikane, Yuri Kim. Megjithëse një deklaatë e papreçedentë dhe një skandal diplomati, Depatameti i Shtetit nuk reagoi në mbrojtje të diplomates së saj.

Poshtërimi i tretë ishte ai i rrëzimit të kadidaturës së Dvoranit nga kandidimi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Dvorani ishte shpallur më parë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken me çertifikatën e “Kamponit të antikorupsionit”. Ish hetuesi i diktaturës nuk u larguar për të shkuarën e tij, por për të sotmen e tij, i shpallur si “njeri i amerikanëve”.

Poshtërimi i fundit i regjimit ndaj SHBA është pikërisht shkarkimi i kreut të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo. Ai nuk u lejua të futej në zyrë pas kthimit nga një specializimi në Shtetet e Bashuara, ndërsa sot ai u shkarkua i “agjent i aerikanëve” nga Rama.

Pra, të jesh sot njeri i Amerikës në Shqipëri është e rrezikshme, duhet të presësh një luftë klasash nga regjimi. Mund të shkarkohesh nga detyrat, të penalizohesh dhe madje të detyrohesh të braktisësh edhe vendin si në rastin e Gledis Nanos dhe së fundi të Helidon Bendos.

Për të githa këto poshtërime publike të regimit ndaj Shteteve të Bashkuara të ndohura vetëm brenda pak javëve, Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken ka shpallur non grata po me lobim të këtij regjimi, Sali Berishën!

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply