Deputeti i PD, Agron Shehaj ka dënuar vandalizmin e bustit të një prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare, Mid’hat Frashërit. Në një reagim, Shehaj thotë se ky është një akt kriminal dhe i padenjë nga ata që i quan ekstremistë të nostalgjikëve të regjimit komunist.
Reagimi
Sulmi kundër memorialit të Mid’hat Frashërit, një prej etërve të Kombit Shqiptar, është akt kriminal dhe i padenjë. Ky akt i rëndë i ekstremistëve nostalgjikë të regjimit që i përkasin nje kohe tashmë të kaluar nuk ul aspak madhështinë e Mid’hat Frashërit dhe veprës së tij. Besnikëria ndaj parimeve, atdhetarizmi dhe besimi te vlerat perëndimore vazhdojnë të jenë aktuale dhe frymëzojnë vërtet çdo shqiptar që beson se pavarësisht veshtirësive, ne mund të ndërtojmë një Shqipëri evropiane.