Barbarët shkatërrojnë bustin e Mit’hat Frashërit në Tiranë

Busti i Mit’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë është shkatërruar gjatë natës.

Sikurse shihet nga pamjet e publikuara, busti është thyer e rënë në tokë, ndërsa është shkatërruar edhe pallka e mermerit, cila duket qartë se është sulmuar.

Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada, e cila u vendos në Tiranë në tetor të vitit 2018.

Busti i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të atij viti.

Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar edhe disa nga politikanët dhe deputetët e PD.

Deputeti iPD Bujar Leskaj shkruan nëreagimin e tij se, shkatërrimi që i bënë sot varrit të Mit’hat Bej Frashërit është një akt i rëndë, i shëmtuar e i dënueshëm moralisht e ligjërisht!

“Mit’hat Abdyl Frashëri (1880- 1949)

Shkatërrimi që i bënë sot varrit të Mit’hat Bej Frashërit, firmëtarit të Pavarsisë, ministrit të qeverisë se parë të Ismail Qemal Vlorës, kryetarit të Kongresit të Manastirit, ambasadorit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, kryetarit të Ballit Kombëtar dhe i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, iluministit, përkthyesit, publicistit, filozofit, atdhetarit të madh, veprimtarit të çështjes sonë kombëtare, është një akt i rëndë, i shëmtuar e i dënueshëm moralisht e ligjërisht!

Turp për atë/ata që e kanë ideuar dhe për dorën që e ka ekzekutuar!”, shkruan Leskaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply