Pashpirtësia dhe hipokrizia e kryebashkiakes: 48 vjeçarja vdiq se i premtova ndihmë shtesë

48-vjeçarja Shpresa Cani ndërroi jetë në zyrën e kryetares së Bashkisë Lushnje pasi debatoi ashpër me zyrtarët dhe vetë kryebashkiaken Eriselda Sefa në zyrën e saj për shkak se ishte nxjerrë jashtë skemës së ndihmës ekonomike.

Por edhe pse ngjarja ndodhi një ditë më parë, policia zgjodhi ta mbante të fshehtë këtë ngjarje.

Kurse në njoftimin e publikuar sot, policia thotë se, viktima ishte 60 vjeç, kur në fakt ajo është 48 vjeç. Nuk dihet pse ka ndodhur ky manipulim dhe nëse qëllimi ka qenë të tregohet se gruaja ishte më e moshuar, por skandali mbetet te reagimi i kryebashkiakes Sefa.

Vetëm pasi lajmi mori dhenë, ajo bëri një postim në rrjetet sociale, duke thënë se 48-vjeçarja ka ndërruar jetë sapo ajo i kishte premtuar ndihmë ekonomike shtesë.

“Sa i përket ngjarjes, sqarojmë se të mërkurën rreth orës 11:00 pranë Zyrës së Informacionit është paraqitur shtetësja Shpresa Cani e cila kërkoi takim me Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa. Pak minuta më vonë Kryetarja e Bashkise priti në zyrë të interesuarën e cila ishte e përfshirë që nga viti 2007 në kategorinë PAK si invalide e plotë nga KMCAP me diagnozë Drepanocitoze Hemozigote (sëmundje gjaku), me pagesë mujore 11 915 lekë.

Shtetësja Shpresa Cani deklaroi që jetonte vetëm me babain dhe kërkoi nga bashkia që përveç trajtimit me KEMP nga KMCAP, të gjendej një mundësi për ndihme shtesë për të dhe babain e saj edhe nga ky institucion. Pasi dëgjoi shqetësimin e zonjës Cani, kryebashkiakja Sefa thërriti drejtoreshën e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmës shtesë nga buxheti bashkiak, përveç pagesës se invaliditetit.

Pati një dakordësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment zonja Cani është ndjerë keq.

Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe shefi i Komisariatit Lushnjë, z.Edvin Ndreu. Ambulanca mbërriti brenda pak minutash në ambientet e bashkisë duke transportuar pacienten drejt spitalit dhe pak çaste më vonë mbërritën edhe efektivet e komisariatit Lushnjë.

Bashkia e Lushnjës përmes Kryetares së Bashkisë përgënjeshtron dhe shpreh keqardhje për informacionet abuzive të shpërndara në media lidhur me dinamiken e ngjarjes. Në ambientet e bashkisë Lushnje dhe aq më pak në zyrën e kryebashkiakes, nuk ka pasur asnjë debat mes zonjës Cani dhe përfaqësuesve të bashkisë, përkundrazi pati gatishmëri për të dhënë ndihme shtesë për të interesuarën”, thuhet në njoftim.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply