Vdekja e 48-vjeçares në zyrën e kryebashkiakes, Berisha: Pashpirtësi e sektit çnjerëzor të Edi Ramës!

Kryetari i opozitës, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas 48-vjeçares në zyrën e kryetares së Bashkisë Lushnje. Berisha dënon arbitraritetin e zyrtarëve të bashkisë së Lushnjës ndaj një qytetareje që humbi jetën në këtë institucion në prag të Vitit të Ri duke kërkuar ndihmën ekonomike që ia kishin ndërprerë.

Berisha shkruan në reagimin e tij se, Shpresa Cani, 48 vjeçe, vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjës. Bashkia i hoqi ndihmën ekonomike.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Pashpirtësi!!

Shpresa Cani, 48 vjeç vdes në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjes, Bashkia i hoqi ndihmen ekonomike! Pashpirtësi dhe vetëm pashpirtësi!

Te dashur miq, qytetari dixhital informon se gjendja shëndetësore e Shpresa Canit u rëndua pas debatit me punonjëset e Bashkisë Lushnje. Fillimisht 48 vjeçarja, Shpresa Cani ka debatuar me drejtorëshen e drejtorisë së ndihmës ekonomike, Anila Çela, bashkëshorte e deputetit Bujar Çela i PS-së, ku I është refuzuar përgjigje dhe zgjidhje për problemin e saj. Pas debatit, 48 vjeçarja ka kërkuar takim me kryebashkiaken Eriselda Sefa, duke arritur të shkojë deri në paradhomën e kryebashkiakes. Aty është tentuart të nxirret me forca nga Policia Bashkiake, ku dhe është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

48 vjeçarja, Shpresa Cani kishte shkuar në Bashkinë e Lushnjes për tu ankuar për heqjen e ndihmës. Cani ishte në kushte të vështira ekonomike por edhe shëndetësore. Duke shrehur ngushellimet me te ndjera familjes për humbjen e njeriut të dashur dënoj këtë akt çnjerëzor si vrasje shtetërore me terror psikologjik dhe ekonomik vdekjen e Shpresës në zyrat e shtetit nga zemërimi i shkaktuar nga pashpirtësia e zyrtarëve të sektit çnjerëzor të Rilindjes së Edi Ramës. #sb

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply