Drejtoresha e Ramës që trafikonte drogë

Drejtoresha e AKSHI, Erisa Fero është arrestuar nga Policia e Korçës si pjesë e një grupi që kryente trafik droge. Erisa Fero është shefe kompjuterike në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Aksioni është kryer nga Prokuroria e Pogradecit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Korçës, duke sjellë arrestimin e zyrtares së AKSHI-t dhe bllokimin e 58 kg drogë hashash.

Në operacionin antidrogë, ka qenë pjesë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa burime të siguruara na bëjnë me dije se dyshohet që në këtë hetim të jenë të përfshirë edhe dy punonjës policie.

Këta policë janë të sektorit të qarkullimit rrugor. Janë informacione të konfirmuara që pritet të përfundojë hetimi për të zbardhur të gjithë skemën e trafikut të drogës.

Ky hetim po ndiqet me metoda speciale, ndërkohë që janë referuar materialet për shpërdorim detyre për të dyshuarit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë për përfshirjen e këtyre punonjësve policie. Kujtojmë se në këtë operacion u arrestua Erisa Fero, shefe kompjuterike në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, (AKSH) dhe dy persona të tjerë.

Këta persona po transportoni 58 kilogramë drogë, dhe si destinacion lënda narkotike kishte Maqedoninë e Veriut.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply