Berisha: PD mbështet çdo përpjekje dhe investim në elitën e kombit

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit me rrjetin ndërkombëtar dhe atë vendor të Departamentit Brain Gain & Ekselencës, tha se, ne do mbështesim shumë përpjekjet tuaja dhe nesër në pushtet ajo do materializohet me sukses të plotë. Sepse investimi në elitën e kombit është investimi më cilësor dhe më i rëndësishëm për të ardhmen e tij.
“Ky takim dhe kjo përpjekje e juaja, sado që të duket sikur po i hyni detit në këmbë, mos harroni se misionet të tilla janë.
Nuk ka mision të lehtë. Misionet janë të vështira.
Misionarët thonë shpesh se kësaj i thonë po i hyjmë detit në këmbë. Por detit mund t’i hyhet në këmbë.
Ndaj unë kam mirënjohje të thellë për punën e madhe që keni bërë dhe lidhjet që keni krijuar në një kohë relativisht të shkurtër.
E konsideroj këtë si një përpjekje të rëndësishme për përgatitjen e PD për fitoren e PD dhe ardhjen në pushtet. Por mbi të gjitha për qeverisjen e saj nesër.
Hapësirat janë të pafundme, e rëndësishme është që ekspertët më të mirë të kontribuojnë për vendin e tyre.
Ne do mbështesim shumë përpjekjet tuaja dhe nesër në pushtet ajo do materializohet me sukses të plotë. Sepse investimi në elitën e kombit është investimi më cilësor dhe më i rëndësishëm për të ardhmen e tij.
Para se të mbyll fjalën time, kam një urim të përzemërt për ju që jeni këtu. Për anëtarët dhe mbështetësit e këtij departamenti dhe të gjithë ata që ndjekin zhvillimet në vendin e tyre dhe punën e këtij departamenti. I garantoj se PD pret më shumë interes dhe mirënjohje kontributin e tyre.
Gëzuar festën e Vitit të Ri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply