Demokratët e Lezhës festojnë bashkë, kërkojnë bashkim në zgjedhjet vendore të 14-majit

Demokratët e Lezhës u bënë bashkë për festat e fundvitit. Me iniciativë të kandidatit për deputet në zgjedhjet e 25-prillit të vitit 2021, Salvador Kaçaj, darkës festive iu bashkuan përfaqësues të dy kampeve brenda Partisë Demokratike, ndërsa mesazhet që u përcollën ishin bashkimi në zgjedhjet vendore të 14-majit të vitit 2023.

Në fjalën e tij, Kaçaj bëri thirrje për bashkim në zgjedhjet e 14 prillit, duke ftuar të gjithë demokratet të votojnë kandidatin fitues të Partisë Demokratike dhe të mblidhen të gjithë me qëllimin për fitoren e Partisë Demokratike.

Pjesë e festës ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kasriot Piroli dhe figura të tjera të rëndësishme të të dy grupimeve të kësaj force politike, të cilët trokiten gotat dhe uruan njëri-tjetrin për të vit të mbarë dhe suksesshëm, ndërsa objektivi i demokratëve është fitorja e Bashkisë Lezhë në zgjedhjet vendore të 2023.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply