Media greke jehonë arrestimit të drejtoreshës së Ramës për drogë: Bënte jetë si gangstere

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull arrestimit të zyrtares së lartë të AKSHI-t, Erisa Fero, e cila u vu në pranga sot pasi u kap me 58 kilogramë kanabis. Protothema shkruan se 28-vjeçarja bënte një jetë prej gangstereje dhe u kap në kufi me Maqedoninë e Veriut duke transportuar 58 kg drogë. Protothema thotë se droga vinte nga Shkodra dhe dyshohet se janë të përfshirë edhe persona të tjera nga Fushë Kruja dhe Korça.

Ndërhyrja e policisë ka ndodhur në zonën e Qafë-Thanës, pranë një lokali ku Erisa Fero drejtonte mjetin që transportonte drogën. Në të njëjtën makinë ishte Likëmend Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe 17-vjeçari me inicialet M.K. Njëkohësisht janë në kërkim të dy personave, një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, banues në fshatin Piskupat,”– shkruan media greke.

“Sipas autoriteteve, banda që ishte gati të shkëmbente një sasi të madhe droge, besonte se zona specifike do të ishte jashtë vëmendjes së policisë, pasi është malore dhe shumë pranë kufirit. Në Instagram, 28-vjeçarja Erica Fero ka treguar shpesh stilin e jetës së saj të veçantë dhe luksoze, ndërsa lart në profilin e saj ka edhe një video ku shihet teksa gjuan. “Kështu është kur gjyshi të rrit me raki dhe kallashnikov”, shkruan ajo,”- vijon artikulli i medias greke.

Bashkë me Feron u arrestua dhe Likëmend Basha, 32 vjeç nga Fushë Kruja si dhe u ndalua një 17-vjeçar me inicialet M.K.. Dy persona me inicialet F.S., dhe G.S janë shpallur në kërkim. Në skemë janë përfshirë dhe dy policë, të cilët dyshohet se kishin rol monitorimin e rrugës gjatë transportimit të lëndës narkotike.

Më herët, Fero ishte kallëzuar nga KQZ në prokurori për falsifikim të rezultatit të votave për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ajo ishte pjesë e Komisionit të numërimit të Votave në Tiranë, si anëtare e PS në një KZAZ dhe bashkë me 21 personat e tjerë akuzohej se kishin manipuluar rezultatin e votave.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashki: Parlamenti dështoi me Reformën Zgjedhore

Deputeti Oerd Bylykbashi tha në Parlalment se Partia Socialiste e mohoi reformën zgjedhore dhe e …

Leave a Reply