Kandidati i PD për Bashkinë e Kamzës: Ky është viti i fundit i socialistëve në bashki

Të bashkuar, të gëzuar dhe në pritje të Viti të Ri ishin demokratët e Kamzës dhe Paskuqanit, vit i cili do të sjellë për ta kurorëzimin drejtë fitores së bashkisë dhe kthimin te qytetarët dhe jo të mbetet në duart e patronazhistëve, oligarkëve dhe njerëzve të cilët janë emigrantë në atë qytet, vetëm për ta vjelur shërbyer interesave të veta dhe jo për ti shërbyer.

Kandidati i bashkisë, Arjan Hoxha  i dalë nga Primaret e Partisë Demokratike ka shtruar një darkë ku u mblodhën më shumë se 400 persona nga strukturat e saj që u janë gjendur në periudhat më të vështira që ka kaluar kjo parti.

“Nje darke festive e fundvitit me strukturat e shkelqyera te Partise Demokratike te Kamzes e Paskuqanit. Ne ju urojme gezuar vitin e ri 2023, qofte nje vit i mbushur me arritje, harmoni e lumturi ne familjet e cdo demokrati e qytetari te Kamzes e Paskuqanit”, shkruan kandidati Arjan Hoxha.

Të palodhur në çdo protestë, në shi, diell, borë, breshër, e ku shumica prej tyre nuk e kanë provuar asnjëherë karrigen e pushtetit por vetëm dashuria dhe përkushtimi ndaj të drejtës dhe atdhedashurisë i ka bërë bashkë në një qëllim ta bëjmë Shqipërinë një vend më të mirë.

Ajo që ra në sy ishte optimizmi dhe entuziazmi i demokratëve për fitoren e padiskutueshme të  zgjedhjeve lokale në Kamëz me kandidatin, Arjan Hoxha si një djalë qyteti, të përkushtuar ndaj qytetarëve dhe të pa kompromistë me padrejtësinë, që për fatin e keq është kthyer në normë në Kamëz.

Hoxha ka arritur që përtej ndasive të garës të bëjë bashkë dhe kandidatët që garuan në Primaret e Kamzes duke bërë kështu që partia të jetë mëse e bashkuar në përballjen kundër makinerisë së korrupsionit, propagandës, krimit dhe patronazhistëve të Rakip Sulit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të vazhdojmë betejën për t’i dhënë Shqipërisë demokracinë, shqiptarëve votën e lirë, opozitës fitoren

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë …

Leave a Reply