Veliaj, asnjë fjalë për drejtoreshën e tij që zhvati 160 mijë dollarë

Drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës Vjola Sterjo, e arrestuar për mashtrim me pasoja të rënda, rezulton ta ketë nisur aktivitetin e paligjshëm të paktën 6 muaj para emërimit në institucionin e drejtuar nga Erion Veliaj. Janë zbardhur tri dëshmi nga dosja e prokurorisë për zyrtaren, e cila ka marrë shuma deri në 160 mijë dollarë, duke u premtuar sipërmarrësve fonde deri në 4.5 milionë euro nga AZHBR për ndërtim bujtinash në Voskopojë.
Një ditë më parë u publikuan 4 denoncime të bëra ndaj Sterjos nga qytetarë nga Korça e Pogradeci që sipas tyre e kishin mashtruar duke marrë miliona lekë e duke mos përfituar grantet për ndërtimin e objektit.
Sot janë bërë publike detaje nga dy prej këtyre kallëzimeve, se si Drejtoresha e Mjedisit u merrte paratë qytetarëve duke i mashtruar se do të ndërhynte tek AZHBR-ja për të përfituar grante, që kurrë nuk u morën prej tyre.
Në datën 12 dhjetor 2022, shtetasi Thanas Sulo ka bërë kallëzim para oficerit të policisë gjyqësore duke deklaruar se në mars të vitit 2020, përmes një të njohuri të tij që quhet Genti, i cili ka një lokal afër me pikën e tij të karburantit, është njohur me një shtetase të quajtur Viola Sterjo, me origjinë nga Pogradeci, e cila në ate kohë punonte tek e-Albania në Tiranë, ndërsa aktualisht punon tek AKSHI.
Kur e ka njohur këtë shtetase, ajo i kishte premtuar Gentit që ai do përfitonte një grant me vlere 3.5 milionë euro për të bërë një hotel në Voskopojë. Nga Genti, denoncuesi ka mësuar se ai i kishte dhënë Sterjos në dorë 160 mijë dollarë amerikane. Në vijim, Thanas Sulo deklaron se donte që në tokën e karburantit të tij të bënte një hotel dhe i ka kërkuar Gentit, që ta prezantonte me Violën.
Pasi e ka takuar Viola Sterjon, i ka treguar që donte të ndërtonte një hotel në tokën e karburantit. Pas bisedave paraprake, Viola i ka kërkuar shuma lekësh duke i premtuar që ajo do të ndërhynte tek ata që do t’i jepnin grantin tek AZHBR. Sulo i ka dhënë Viola Sterjos 57 mijë euro dhe 1.000.000 lekë.
Ai ka deklaruar së shumat e parave ia ka dhënë Viola Sterjos në Korçë dhe Tiranë. Sipas kallëzuesit, pasi i ka dhënë lekët Viola Sterjos, ka qënë në pritje të fitimit të grantit, të cilin ajo ia kishte premtuar se do t’i jepej deri në tetor të 2020. Por pasi kaloi nëntori dhe dhjetori dhe granti nuk u përfitua, kallëzuesi sqaron se i ka kërkuar Viola Sterjos t’i kthejë shumën e lekëve, pasi dyshonte se ajo po e mashtronte. Këtë dyshim e përforconte edhe fakti që shoku i tij Genti, i cili i kishte dhënë Violës 160 mijë dollarë, nuk e kishte përfituar grantin dhe Viola nuk ia kishte kthyer ende shumën e lekëve.
Ndërkohë që nga fillimi i 2021 dhe deri më sot, Sulo i ka kërkuar disa herë leket Viola Sterjos, por ajo i thonte “jo sot, jo nesër”.
Pas kallëzimit, prokuroria ka pyetur edhe bashkëshorten e Sulos, e cila ka deklaruar se ata kanë në pronësi një pikë shitje, të cilën e kanë lëshuar me qira dhe në po këtë vend kanë në pronësi një siperfaqe toke prej 3.700 metër katrorë.
Ajo ka deklaruar se pas takimeve me Viola Sterjon ajo ju ka premtuar që ata do të ishin fitues të grantit, i cili do të rritej nga 2.2 milionë euro në 4.5 milionë euro. Pasi i kanë dhënë Vjola Sterjos në dorë 57 mijë euro, i kanë bërë transferta me banke edhe shuma të tjera parash, që Sterjo i kërkonte për të plotësuar dokumentacionin e grantit.
Prokuroria e Korçës ka pyetur si person që tregon rrethanat e hetimit shtetasin Olgert Kafaz, i cili ka deklaruar se para 5 vitesh në zonën e Voskopojës ka blerë një siperfaqe toke së bashku me dy persona të tjerë, për të ndërtuar një resort turistik. Në kohën që Kafazi punonte në banesën e një shtetasi me ermrin Gjergji, ky i fundit i ka folur për mbesën e tij Viola Sterjo. Ai ka shkuar me Gjergjin në Tiranë dhe e kanë takuar Violën.
Nga biseda me Violën ka mësuar se ajo kishte mundësi, përmes njerëzve të saj që ti nxirrte atij një grant nga shteti për ndërtimin e resorit në Voskopojë, ku vlera e resortit do të ishte 2 milionë euro. Kafazi i ka thënë Violës së projektin për ndërtimin e resortit e kishte gati. Kafazi ka deklaruar para oficerit të policisë gjyqësore që i ka dhënë Viola Sterjos 90 mijë euro, shumë të cilën e kishte përfituar nga ortakët e tij.
Fillimisht i ka dhënë 15 mijë euro në dorë në Tiranë dhe disa herë shuma të tjera lekësh ia ka dërguar në bankë. Dy herë ka dërguar lekët nga bankat në numrin e llogarisë të ekonomistit të saj.
Në fillim te vitit 2022 ai është informuar se Viola Sterjo nuk kishte bërë asnjë aplikim që ai të përfitonte grantin dhe kjo e ka bërë të dyshonte se ajo e kishte mashtruar. E ka takuar Violën në prezencë të dy vëllezërve të saj dhe ajo i ka kthyer 20 mijë dollarë. Ndërsa me kontratë noteriale lidhur mes tij dhe Violës, kjo e fundit ka deklaruar se i njeh detyrimin prej 90 mijë euro dhe nëse nuk ja kthente brenda 6 muajve ajo i linte si garanci banesën e vjehrrit të saj.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply