Asnjë negociatë me kandidatët e Alibeajt, Berisha: Jashtë primareve, s’njoh praktikë tjetër!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk la sot asnjë hapësirë për të rinegociuar disa nga kandidatët për bashkitë në 14 maj, me qëllim përfshirjen edhe të disa emrave që i mbështet Enkelejd Alibeaj.

Deputeti Xhelal Mziu u shpreh një ditë më parë se, emrat e kandidatëve në 10 deri në 15 bashki mund të rinegociohen, por Berisha tha se, jashtë primareve, s’njoh praktikë tjetër.

Pyetjes nga gazetarët se kush e kontrollon BE-në që i ka ngrirë marrëdhëniet me PD-në, Berisha i’u përgjigj se PD nuk po bën gjë tjetër veçse po qëndron e pamposhtur ndaj cilitdo, ndaj korrupsionit ndërkombëtar që përdoret si mburojë për korrupsionin shqiptar.

Pyetje: Kush e kontrollon BE-në që i ka ngrirë marrëdhëniet me PD-në?

Berisha:PD nuk po bën gjë tjetër veçse po qëndron e pamposhtur ndaj cilitdo, ndaj korrupsionit ndërkombëtar që përdoret si mburojë për korrupsionin shqiptar. PD është përgjegjësie për të luftuar korrupsionin në Shqipëri dhe po e bën atë. PD ka për detyrë të bëjë transparencën para shqiptarëve. Sa i përket ngrirjes dhe shtrirjes, këto janë çështje të të tjerëve. Ne jemi të hapur. Ne po zbatojmë normat dhe standardet më të avancuara të lirisë. Ne nuk pranojmë që t’i caktojë kush kryetarin opozitës. Problemet nuk zgjidhen as me manipulime, as me mashtrime. Zgjidhen vetëm në dritën e të vërtetës. Nëse janë të gatshëm jemi të hapur, nëse nuk janë të gatshëm jemi të qëndrojmë deri në fund.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply