Pelé apo Maradona?

Marrin pjesë Vujadin Boškov, Paulo Roberto Falcão, Giovanni Galeone, Gianni Rivera, Pietro Vierchowod dhe Zdenek Zeman.

Nuk i shmangesh: Pelé apo Maradona.

Pyesni çdo tifoz të çdo moshe, nga çdo anë të botës, që t’u japë dy emra të lidhur me botën e futbollit dhe përgjigja do të jetë gjithmonë e njëjta: Pelé dhe Maradona. Janë ata që në imagjinatën kolektive e bukura dhe historia e futbollit. Njerëz që e bënë lojën e futbollit një art. Por kush nga të dy ka qenë më i madhi? Këtu loja bëhet e fortë, bile edhe gjeopolitike: të zgjedhësh midis Pelé e Maradona është pakashumë si të zgjedhësh midis Brazilit dhe Argjentinës, dy mënyra të të thënit Amerikë e Jugut.

Pyetja e bërë disa vite më partë ekspertëve dhe tifozëve të thjeshtë pa të dalë në vendin e parë Pelé midis ekspertëve të futbollit dhe Maradona midis tifozëve navigues në internet. Kemi përgjigjet e disa personazheve të mëdhenj të futbollit. Disa dhelpëra të vjetra si Boškov dhe Galeone, një mjeshtër sporti si Zeman dhe disa të ish futbollistëve të mëdhenj që Pelé dhe Maradona e kanë takuar në fushë si personazhe, të tillë si Rivera, Vierchowod, Falcao dhe Valdano. Me ta kemi rijetuar historinë e dy ikonave, midis kujt kujton 1300 golat e brazilianit dhe kush thekson se goli i shekullit është argjentinas, kush preferon gjenialitietin e këmbës së vetme të majtë të Diego dhe kujt evidenton plotësinë e Pelé, deri në arritjen tek raporti që kanë pasur me njerëzit dhe jetën që kanë bërë jashtë fushës së blertë, e çrregullt dhe «kundër» ajo e Maradona, e qetë dhe «shembullore» ajo e Pelé. Midis shijesh estetike, kujtimesh, simpatishë dhe anekdotash. Për të zbuluar se, as Pele, as Maradona, më i madhi ka qenë një carneade e Palermo…

BOŠKOV Nuk kam dyshime, Pelé. Më i madhi, i paarritshëm. Nuk më interesojnë epokat e ndryshme, futbolli ka ndryshuar, taktikat, Pelé do të luante në çdo periudhë historike dhe, sikur të kishte lindur sot, do të ishte akoma më i miri, sepse ka mundësi atletikisht më i fortë. Pelé dinte të bënte gjithçka dhe e bënte shumë mirë. Pavarësisht se po flasim për një kampion që ka nisur të luajë në fundin e viteve ’50, fizikisht ishte një supermen i vogël. 175 centimetra për 72 kilogram, bariqendër e ulët, kofsha të fuqishme, një shkëputje ajrore mbresëlënëse, 11.2 sekonda 100 metrat, një lehtësi driblimi dhe ndryshimi drejtimi të pabesueshëm, luante pa asnjë rëndësi me të djathtën dhe me të majtën. Me të Brazili ka fituar 3 botërorë (’58, ’62, ’70) dhe i katërti në Angli në ’66 i shpëtoi vetëm pse menduan ta kosisin më parë.

Maradona ka qenë një lojtar sublim, i jashtëzakonshëm, por kishte një këmbë të vetme, ka zgjatur më pak se Pelé dhe nuk ka fituar tre botërorë. Në këtë pikë ka influencuar edhe një element tjetër që unë si trainer e kam konsideruar gjithmonë themelore: Pelé ishte një njeri i madh dhe ka kryer gjithmonë një jetë prej atleti: nuk pinte, nuk tymoste, nuk kishte vese, ishte shumë i edukuar në fushë dhe jashtë saj. Një shembull pozitiv për skuadrën në çdo pikëpamje. Nëse do të mund të zgjidhja cilin prej dy lojtarëve të stërvisja, nuk do të hezitoja asnjë çast dhe do të zgjidhja Pelé.

FALCAO Është gjithmonë e vështirë të bëja krahasime, midis dy lojtarëve apo dy skuadrave, kanë shumë vite distancë. Në të voglën time, edhe mua herëpasëhere më pyesin nëse ka një Falcao tjetër apo nëse është ndonjë lojtar brazilian që më ngjan. Besomëni, është thuajse e pamundur të përgjigjem, por i qëndroj lojës dhe bëj zgjedhjen time, racionale dhe patriotike: Pelé. Askush nuk ka qenë si ai. Një e dhënë e vetme do të mjaftonte për t’i sanksionuar supermacinë: 1300 gola të shënuara në karrierë. Provoni ta mendoni për 1300 gola të ndryshëm! Ama Pelé e meriton vendin e parë edhe për atë që ka përfaqësuar jo vetëm për brazilianët, por për gjithë botën. Një emër, një simbol, një sinonim madhështie dhe vlerash. Pelé nuk ka qenë vetëm fytyra e bukur e Brazilit dhe ambasadori më i rëndësishëm i vendit tonë, por edhe një simbol botëror. Për vite e vite kudo që ka shkuar ka mbledhur turma entuziaste dhe të admiruara. Ka luftuar për vlera të rëndësishme, duke mbledhur fonde kundër urisë në botë dhe problemeve të fëmijëve, ka mbuluar edhe poste që i kanë evidentuar cilësitë njerëzore dhe akoma sot, në largësinë e rreth 30 viteve të lamtumirës së tij nga futbolli mbetet një pikë referimi dhe një njeri – imazh i shkëlqyer. Pelé ka qenë një prej personazheve të mëdhenj të ‘900.

Kundër Maradona kam luajtur në Botërorin e Spanjës ’82, në grupin treshe që shikonte të impenjuar edhe Italinë. Gjatë asaj Brazil – Argjentinë që përfundoi 3 me 1 për ne, Maradona bëri një faull të shëmtuar dhe u përzu nga ndeshja. Një ditë jo. E takova pastaj si kundërshtar edhe me fanellën e Romës. I kam admiruar gjithmonë goditjet dhe klasin e tij kristalor dhe të çmuar. Edhe Diego ka qenë një personazh i madh, i dashuruar nga njerëzit, por respektivisht Pelé e ka përçarë më shumë opinionin publik për disa pozicionime të tij jo gjithmonë të pranueshme.

GALEONE Do të dalloja dy epoka: Pelé ka qenë më i madhi nga botërori i Suedisë i ’58 deri në vigjiljen e atij meksikan të ’86, pastaj fillon epoka Maradona, por nëse do të duhej të zgjidhja një Zot të vetëm të futbollit, do të thoja Diego. Lejomëni të kemi pasur mundësinë ta admiroj shumë herë Pelé, live dhe në televizion, por ajo që kam parë të bëjë Maradona nuk e kam parë ta bëjë askush tjetër, as braziliani. Ishte një kënaqësi për sytë, një mrekulli çdo lojë e tij. Trajnoja Pescara në Serie A kur u ndeshëm në shtëpinë tonë Napoli. Duke përgatitur ndeshjen me lojtarët e mi refuzova të aplikoja mbi argjentinasi një markim fiks apo siç bënin shpesh kolegët e mi një markaturë dyfishe: më të shumtën e rasteve, dy mbrojtës që t’i kërcenin tek kaviljet sapo merrte topin. «Po pse doni ta markoni Maradona», u thashë, «lëreni këtë punë, le të kërkojmë ta kontrollojmë në zonë, duke e penguar po qe e mundur të marrë furnizime». Një taktikë e vyer, që fshihte një mendim tjetër të parrëfyeshëm: si estet e gjeja fyese ta markoja. «Nuk ndodh gjithmonë të luash kundër Maradona», mendoja, «në 95% humbet njëlloj, të paktën dua të argëtohem duke e parë të luaj». Faktikisht humbëm, por vetëm 1 me 0 dhe nuk shënoi Diego, por Giordano. Pak e dinë se qeshë edhe shumë afër ta trajnoja.

Më shumë se një herë gjatë verës Luciano Moggi më telefonoi për të më thonë: «Vogëlushi të kërkon ty». Unë praktikoja një lojë të hapur, rriskuese, jo të fshehtë që Diego i pëlqente. Fatkeqësisht nuk i bë gjë dhe kur pata mundlsinë ta trajnoja Napoli, ai nuk ishte më dhe faktikisht nuk ishte më as Napoli. Për Maradona lojtar çdo koment është i kotë; lidhur me njeriun nuk hyj në problemet e drogës që kanë dhe besoj se vazhdojnë ta prekin, por dua të kujtoj se në raportin me shokët Diego ishte një lider i vërtetë, bujar dhe besnik, bile edhe i sjellshëm edhe me të tjerët: një herë e takova rastësisht në një lokal në Napoli. Isha me gruan time, Diego ulej në një tavolinë tjetër, sapo më pa u ngrit, erdhi të më përshëndesë dhe pak më vonë dërgoi në tavolinën tonë një shishe shampanjë. Një shampanjë cilësore, speciale: si futbolli që na ka dhuruar.

RIVERA Pelé ka qenë më i madhi. Kam luajtur në epokë me «O Rey» dhe kam pasur edhe fatin ta përballoj në një finale të Kupës së Botës, në Meksikë në ’70. Një konfrontim shumë i shkurtër, pak minuta, pasi hyra në fund me rezultatin tashmë të fituar në favorin e brazilianëve. Atë ditë Pelé dhuroi pjesë spektakli duke shënuar edhe një gol që mbeti në histori: një gol me kokë pasi është ngjitur në qiell dhe ka mbetur në ajër për disa sekonda që u dukën të pafundëm.

Kurse Maradona e kam parë vetëm të luajë, por shumë prej atyre herëve që nuk ka sekrete. Premtimi i qartë, por i detyruar, është se po flitet për dy njerëz të lindur për të luajtur futboll. Janë pjesë e atyre fenomeneve unike që e bëjnë një disiplinë një formë arti të pastër, por midis të dyve, Pelé ishte më kompleti, kishte një gamë goditjesh më të madhe: kokë, e djathtë, e majtë, shçërthim zgjatje, fuqi, nuk i mungonte asgjë. Edhe në profilin e lidershipit dhe të personalitetit zgjedh Pelé, një guidë dhe një shembull i njohur nga të gjithë, shokë dhe kundërshtarë. Shpesh në këto lloje konfrontimi infuencojnë edhe epokat: Pelé kishte liri më madhe veprimi dhe markatura pak më të mëdha sesa Maradona. Kushedi nëse do të luanin sot… Ndryshojnë kohët dhe mënyrat e të luajturit dhe nuk do të habitesha sikur edhe me kampionë kaq të ndritshëm ndonjë trajiner dorështrënguar t’i kërkonte «detyra mbulimi» apo të «mbajë pozicionin», pasi «në futbollin e sotëm fantazisti duhet edhe të sakrifikohet…».

VIERCHOWOD Është një pyetje stimuluese, por edhe e papropozueshme, dhe është e pamundur për të dhënë një përgjigje. Flasim për gjenerata të ndryshme, për mënyra të luajturi futbolli krejtësisht të ndryshuara. Nuk dua të theksoj se Pelé nuk do të ishte njëlloj shumë i madh sikur të kishte luajtur në vitet ’90, por nuk mund ta eliminojmë kohën. Braziliani la qenë pikë referimi absolute e viteve të tij, Maradona ka qenë dhe është ende i viteve tona. Për Pelé kam kujtime të largëta, isha fëmijë përpara televizorit kur pashë ta mundnin Italinë në finalen e Meksikës ’70. Mos u habisni, edhe pse ka luajtur deri dje, unë jam më shumë se 40 vjeç. Kurse Diego e kam takuar si kundërshtar shumë herë me Sampdoria dhe me kombëtaren. Me të nuk mund ta hiqje mendjen as për një çast, pasi ishe i mbaruar. Maradona dinte ta fshihte topin, ishte shumë i shpejtë, me një reaktivitet muskulor të fuqishme, nuk bine kurrë në tokë dhe, nëqoftëse binte, kërcente menjëherë në këmbë si sustë. Mjaftonte një hiçasgjë dhe fap, e vinte një shok përpara porte apo kishte shënuar me një prekje dinake që e mendoje të pamundur. Megjithatë kundër meje Diego… vuante. Karakteristikat e mia kryespre qenë shpejtësia dhe një përqëndrim jashtë nga e zakonshmja, sikur rastësisht kalohej se arrinte thuajse gjithmonë ta “vidhte” kundërshtarin.

Duke qenë se kam luajtur më shumë se 20 vjet shpesh pyes beten se cili ka qenë kundërshtari më i vështirë për t’u markuar. Do të habiteni, por nuk ka qenë Maradona. Kam pasur fatin të përballem me lojtarë të jashtëzakonshëm, si ai, Careca, van Basten dhe shumë të tjerë. Por kur ke të bësh me ta, përqëndrimi ngjitet në 120% dhe ndeshja bëhet një sfidë nga momenti i parë deri tek i fundit. Jo, nuk ka qenë Diego ai që më ka prishur gjumon. Më shumë se ai ka mundur një sulmues i Palermo. Nuk ia kujtoj më as edhe emrin, do të më falë, por e kujtoj shumë mirë ndeshjen që ma hoqi trurin. Nuk isha mirë fizikisht atë ditë dhe qe vërtet një makth, me ikte nga të gjitha anët, ishte në një ditë të mirë, shënoi dhe më anashkaloi vazhdimisht. Karriera nuk ka dashur ta takoj më, nuk di të them prej fatit apo jo. Do të doja shumë një hakmarrje. Duke i qeshur sipr mund të them as Pelé, as Maradona: fenomeni i vërtetë luante tek Palermo, por nuk ia kujtoj emrin!

ZEMAN Sikur të kishte qenë një djalë i mirë, me Maradona do të mund të ndryshohej bota… Ka qenë unik, por zgjedh Pelé, sepse Maradona ishte dhe është i lidhur me shumë gjëra që nuk më kanë pëlqyer kurrë. Herën e parë që e pashë Pelé qe në Botërorin e Suedisë në ‘58, kur ishte vetëm 17 vjeç. Ka qenë shprehja më e lartë e futbollit për 30 vjet. Pse më godiste Pelé? Sepse dinte të luante futboll dhe në këto pak fjalë ka gjithçka: teknikë, inteligjencë, ndjenjë pozicioni, personaliteti, vizioni loje, aftësie individuale dhe ndjenjë e kolektivitetit.

Maradona dinte t’ia ndryshonte fytyrën një skuadre dhe ka qenë i aftë të fitojë një botëror i vetëm, por është e nevojshme të bëhet një dallim: ka pasur shumë lojtarë të aftë të fitojnë ndeshje apo edhe turne të vetëm, falë gjendjes së tyre të veçantë të formës apo ta karakterizojnë me praninë e tyre një skuadër të tërë, por respektivisht këtij lloji lojtarësh, Maradona kishte një cilësi thuajse unike: përmirësonte kë i rrinte në krah, me të shkëlqenin të gjithë dritën e reflektuar. Bëheshin të mirë mediokrët dhe të shkëlqyer vetëm ata të mirë. Dinte të frymëzonte dhe të ishte një lider i vërtetë: nuk e kritikonte kurrë një shok skuadre dhe dinte të merrte përsipër përgjegjësitë. Maradona ka bërë shumë për shokët e tij, duke i bërë të fitojnë dhe të pasurohen. Mëkat që nuk ia kanë kthyer, duke e ndihmuar atë, kur kishte nevojë jashtë fushe.

(nga Limes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Belgjika kualifikohet në barazimin pa gola, Ukraina eliminohet

Ukraina dhe Belgjika po luajtën në “MHPArena” të Stuttgartit sfidën vendimtare për kualifikim në Grupin …

Leave a Reply