Kjo është kartolina e Vitit të Ri për Edi Ramën!

Mediat britanike njoftuan në fillim të vitit se, numri i atyre që kanë kaluar me gomone përmes Kanalit Anglez i ka kapërcyer 45 mijë persona. Ky është një rekord i frikshëm për vitin 2022. Më shumë se një e treta e tyre thuhet se janë shqiptarë. Për ironi të fatit, tre dekada më pas, shqiptarët janë rikthyer të jenë njerëz që largohen me gomone nga vendi i tyre.

Mediat angleze raportojnë masivisht se shkak për largimin e shqiptarëve është varfëria, korrupsioni dhe krimi. Por ndërkohë, fajtori kryesor për këtë shpopullim ekstrem, kryeministri Edi Rama, vazhdon të qeverisë i pashqetësuar për këtë eksod historik.

Për të portretizuar më së miri qeverisjen e kryeministrit Edi Rama në vitin 2022, mjeshtri Bujar Kapexhiu sjell karikaturën simbol: Gomone ‘Albania’.

Karikatura u publikua edhe nga kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha. “Kartolina e Vitit të Ri për Edi Ramën!”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply