Sa na kushtojnë në të vërtetë satelitët (aparatet fotografikë)

Nga Luçiano BOÇI

Kompania SATELLOGIC, si avantazh të vetin thekson koston e ulet që ajo ofron për mbikëqyerjen e territorrit, ujërave, ndërtimeve, trafikut, mjedisit etj, nëpërmjet fotografimit cilësor.

Shuma e shpenzuar nga Qeveria shqiptare duket sikur ndjek këtë logjikë.

Duket, sepse në fakt nuk është e vërtetë!

Për të njëjtat shërbime që ofrohen nga Satellogic, RAMA ka hapur tendera milionëshe, pa qenë fare nevoja.

Kështu, për nivelin e ujërave KESH zhvilloi një tender me vlerë 1.7 milion euro.

E pse duhej kjo pagesë extra, kur ketë na e bëkan satelitët?!

Ndërsa ARRSH, harxhoi jo pak por rrumbullak 19.5 milion euro për monitorinin e 200 km rrugë.

Kur këtë e bën sateliti e përvec satelitit Google Maps dora vetë, madje pa lekë fare, pse na u dashkan dhe dhjetra milionë të tjera?!

Po gjithë ajo administratë e polici ndërtimore e task forcë, polici bashkiake, pse u dashka të paguhen kur punën e “gomarit” na e bëkan satelitët?!

Pra sa shkon vlera e vërtetë e milionave të shpenzuara vetëm për disa zëra nga gama e punës së satelitëve?

6 milionë euro + 1.7 milion euro KESH + 19.5 ARRSH + ? miliona euro pagë për institucionet paralele përgjegjëse = 27.2 + ? Milion euro.

Zhvatje, vjedhje, hajdutëri + propagandë!

About Redaksia

Check Also

Video/ Chris LaCivita mesazh Ramës: Jam rrugës për në Shqipëri! Ta bëjmë sërish Shqipërinë Madhështore!

Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA, ka …

Leave a Reply