Shpërthen Mbappe, dëshiron largimin nga PSG qysh në janar

Kylian Mbappe duket se i ka prishur përfundimisht marrëdhëniet me Paris Saint-Germainin. Lajmin e ka bërë të ditur media franceze “RMC”. Duket se nuk ka më kthim prapa dhe kampioni i botës me Francën do të largohet nga “Parku i Princave”.

Ai e kërkonte largimin nga Franca edhe në verën që shkoi, me destinacion Real Madridin, por në fund palët e vazhduan bashkëpunimin me një kontratë luksoze. E tani, ish-futbollisti i Monacos duket se i ka rënë pishman dhe po e kërkon largimin nga PSG-ja në janar të vitit 2023.

PSG-ja do ta shqyrtojë këtë mundësi, edhe pse do të jetë vështirë e realizueshme deri në verën tjetër. Por, sheikët arabë janë të vendosur që lojtarin të mos e shesin në Real Madrid, pra kudo tjetër pos në “Santiago Bernabeu”. Klubi më i interesuar për Mbappen mbetet Liverpooli.

About Redaksia

Check Also

Donald Trump fali kampionin e dënuar të boksit pasi ndërhyri Sylvester Stallone

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vlerësuar rolin që Sylvester Stallone ka luajtur në faljen …

Leave a Reply