Berisha: Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajit dhjetor!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një mësuesi i cili shkruan se, “mësuesit ende nuk kanë marrë rrogat e muajit dhjetor”. Berisha shkruan në Facebook, se qeveria luan bixhoz me pagat e mësuesve.

Denoncimi i kryetarit të PD, Sali Berisha 

Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor!

Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare.

Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve perfshirë këtu kamaten për vonesën.

Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital.

Doktorr pershendetje! Shqetesim i madh eshte mos’hedhja e rrogave te mesuesve per muajin dhjetor.  Te lutem ngrije tani si shqetesim se jam me ata tani dhe duhet patjeter te nderhysh.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply