Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se, Qeveria u dha pensionistëve 8 mijë lekë, ndërsa oligarkëve 100 milionë. Meta tha se, Rama noton në luks, ndërsa Shqipëria boshatiset.
“Ky merr borxhe për të shlyer borxhe në mënyrë që ky të fluturojë në luks, ndërsa për të gjithë pensionistët, qeveria ndau 8 mijë lekë shpërblim. Por, në njëjtën ditë kaluan në llogaritë e oligarkëve 100 milionë lekë. Ndërkohë që ndahen fondet për rindërtime banesazh, vetëm muajin e kaluar, FMN i kërkoi qeverisë shqiptarë që të zbatojë transparencën, që të publikonte emrat e kompanive që përfitojnë nga këto fonde. Rreth 20 milionë dollarë janë marrë nga fondi i rezistencës sociale, ato të qytetarëve dhe u janë dhënë klientëve. Indeksi i rritjes së korrupsionit në vend, ecën paralelisht me indeksin e rritjes së varfërisë. Jemi të parët për nivelin e pamundësisë që kanë njerëzit për të përballuar nevojat e jetesës. Afro 70% të qytetarëve hasin vështirësi në plotësimin e kushteve të jetesës. Të dhënat japin alarmin për fryrjen e administrarës. Më shumë se 108 milionë euro janë paguar për të shlyer faturat për pushimet e padrejta nga puna. Mijëra specialistë dhe profesionistë të trajnuar, edhe nga partnerë ndërkombëtar, janë shkarkuar për arsye politike. Ndërsa shteti hap vende pune, vetëm për të rehatuar socialistët. Të mos harrojmë faktin që 700 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin. Ky po shton administratën me të paktën 1 bashki sa Gjirokastra, ndërkohë që gati 3 qarqe kanë ikur nga vendi. 22 mijë veta shtohen në administratë. Viti ku kemi hyrë, që është një vit shumë i rëndësishëm, në mënyrë që të mos jetë viti i falimentimit”, tha Meta.
Cila do të jetë forma që do të përdorni për të penguar shtetit që të marrë votat më 14 maj?
Ilir Meta: Jemi të qartë, nuk kemi iluzione që gara e 14 majit nuk do të jetë e barabartë. Jemi të vetëdijshëm se Rama me të gjithë ato krime, që nga afera e inceneratorëve, do të përdorë çdo hallkë. Por jemi të sigurtë që shqiptarët do t’i japiun përgjigje këtij menaxhimi mafioz. Ka qenë një pushtet bunker për qytetarët dhe për taksapaguesit. Rilindja jo vetëm që ka pasur të gjitha pushtetet, por të mos harrojmë që të gjitha bashkitë janë prag falimentit. Të gjitha përpjekjet monstruoze që bën kjo bashkë në lidhje me mosrespektimin e ligjit do kenë pasoja. Qytetarët e kuptojnë. Zgjedhjet e 14 majit janë tmerri i Ramës.