PSG nxjerr në shitje Neymar, kërkon vetëm 50 milionë euro

Paris Saint-Germaini e ka nxjerrë në shitje Neymarin dhe do t’i dëgjojë ofertat për shërbimet e yllit brazilian. Për këtë siguron portali “Fichajes”.

Klubi francez e ka zbritur çmimin në vetëm 50 milionë euro, raporton ky medium.

Kjo mund të bëjë që klubet angleze si Newcastle United, Chelsea dhe Manchester City të zgjojnë interesim për sulmuesin brazilian.

Neymar është në super-formë këtë sezon dhe synon që ta fitojë Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germainin para se, me gjasë, të largohet nga “Parku i Princave”.

Klubi francez e kishte blerë ish-futbollistin e Santosit nga Barcelona para disa vitesh për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

Neymar i ka prishur punët me Kylian Mbappen dhe kjo mund të jetë njëra prej arsyeve të largimit të përfaqësuesit brazilian. 

About Redaksia

Check Also

Kombëtaria pëson disfatë ndaj Anglisë në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit

Shqipëria humbet ndeshjen e parë të eleminatoreve për Kupën e Botës 2026, teksa mundemi 2-0 …

Leave a Reply