Video/ Fillon asfalti i babëzisë, Këlliçi: Përdorim barbar i shtetit për zhurmë elektorale

Deputeti i PD dhe njëherazi kandidati për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Facebook një video, krahas së cilës sqaron se në rrugën “Xhon Belushi” në Fresk ka nisur shtrimi i ‘asfalti elektoral’.

Sipas tij, bëhet fjalë për punime pa tender ku në zonë nuk ka asnjë tabelë që njofton afatet e punimeve. Ai paralajmëron kallëzim në SPAK.

“Filloi asfalti babëzia elektorale. Ndodhemi në Rr. “Xhon Belushi” në Fresk. Punimet kanë nisur ndërsa tenderi që shpall fituesin përfundon më 9 Janar ora 10. Para që hidhen rrugëve. Asnjë tabelë që njofton afatet e punimeve, kush paguan, sa kushton dhe cila firmë po ndërton rrugën. Një përdorim barbar i shtetit për zhurmë elektorale. 1 herë në 4 vjet punon bashkia, dhe atëherë për të na hedhur hi syve. Do e kallëzoj në SPAK. Mirëpres të gjitha denoncimet tuaja për asfaltin elektoral dhe vjedhjen e taksave tuaja. Këtë betejë për Tiranën e kemi bashkë”, shkruan deputeti.

About Redaksia

Check Also

Video/ Chris LaCivita mesazh Ramës: Jam rrugës për në Shqipëri! Ta bëjmë sërish Shqipërinë Madhështore!

Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA, ka …

Leave a Reply