Igli Cara, kandidati i PD për Bashkinë e Durrësit, ka prekur sot një nga problemet më të ndjeshme për banorët e qytetit turistik, të kthyer në gangrenë: trajtimin e mbeturinave.
Cara ka vënë theksin në faktin se 961 milionë lekë, që u mblidhen nga taksat këtyre qytetarëve, nuk shkojnë për zgjidhjen e këtij problemi, por për përfitimet e qeveritarëve.
Duke komentuar të ashtuquajturat programe prioritare të qeverisë në qytetin bregdetar, si psh. menaxhimin e mbetjeve
“961.000.000 lekë të rinj, të barabarta me 28% të buxhetit të 2023 të bashkisë së Durrësit, do të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve. Taksat e qytetarëve durrsakë planifikohen për inceneratorin e Tiranës dhe transferta qeveritare. Dhe më e paimagjinueshme është që pas 23 viteve nuk ka akoma një plan strategjik zhvillimi apo menaxhimi të këtij sektori. E kuptueshme përse bëhet! Duhet t’i shërbehet “oborrit” të Ramës!”, shkruan Cara.