Gabimi i “sizmiologut” elektoral!

Nga Luçiano BOÇI

Me një nënqeshje të shtirur dhe sytë plot shkëlqim të vartësve, sismiologu elektoral brohoriti plot optimizëm:

Do ta bëjmë tërmet 2023-in!

Një thirrje që së pari duhej të kishte vrarë veshin e drejtësisë që prej 2016, kur në një proces të vetëm zgjedhor(atë të Dibrës) u zbërthye e gjithë skema e grupit të strukturuar për vjedhjen e votës, në krye të së cilit qëndronte vetë KM!

Sot i njëjti grup, me të njëjtin qëllim, me mekanizma të ngjashëm po paralajmëron se do të përsërisë veten duke riprodhuar lëkundjet elektorale në zgjedhjet ku u përdorën kërcënimet, paratë, patronazhistët, uniformat, nënpunësit, pushteti, kriminelët!

Pra në mes të ditës, KM i paralajmëron edhe ata shqiptarë të mbetur nën qeverisjen e tij, se do të jetë sërish vullneti i tij ai që do të përcaktojë fatin e zgjedhjeve!

Që sizmologut elektoral i shijoi pushteti i falur vendor në 2019 është e qartë!

Veçse llogaritë i ka bërë gabim këtë herë! Duhet të kuptojë se rrethanat dhe kundërshtari kanë ndryshuar! Bën mirë të mos i hap vetes shqetësime me paralajmërime elektorale!

Përgjigjen për këtë do ta marrë në Elbasan

About Redaksia

Check Also

Berisha: Sonte ora 19:00 te Bulevardi i Ri! Bashkohuni drejt misionit për Shqipërinë Madhështore!

Partia Demokratike dhe ASHM mbyllin sot fushatën elektorale për zgjedhjet që do të mbahen këtë …

Leave a Reply