Bledi KASMI
Ne numrin e parë të RD, diku mes rreshtave shktuhej; “numri i parë i RD doli, a do të dalë numri i dytë?”
RD ia doli në ‘91 të nxjerrë numrin e dytë dhe regjimi nuk mundi ta mbyllë dot.
Atë që Ramiz Alia nuk mundi ta mbyllë në ‘91, Rama synoi ta arrijë me veglat e tij në shërbim në 2022. Ishte një hakmarrje e bijve të etëve për atë që PD dhe RD i përmbysën në ‘90. Veçse kësaj rradhe kishin zgjedhur që qëllimin ta arrinin me “thikë pas shpine”.
Nuk ia dolën dot dhe nuk do ia dalin, sepse RD ashtu si PD nuk janë burokraci, nuk janë zyra apo karrige pushtash, por janë frymë, këtë që mercenarët nuk e kanë kuptuar kurrë dhe as nuk do ta kuptojnë ndonjëherë për sa kohë duan të sillen si vrasës me pagesë të regjimit.