Boçi: Pastruesja që zëvendësoi SPAK dhe zbuloi paratë e vjedhura të inceneratorëve!

Nga Luçiano BOÇI

Një histori në dukje banale, ka nxjerrë në pah një skandal të përmasave të jashtëzakonshme!

Një pastruese ka vjedhur në shtëpinë e këshilltares së Edi Ramës shuma marramendëse.

Në banesën e të arrestuarve janë gjetur rreth 600 mijë euro të vjedhura!

Mendoni çfarë përmasash ka vjedhja e këshilltares së Ramës dhe Ministrisë së Financave!

Kjo pastruese, zëvendësoi punën e të gjithë prokurorëve të SPAK me inceneratorët!

Një person i vetëm, zbuloi gjysmëmilioni euro, florinj dhe sende me vlera të mëdha.

Imagjinoni të dashur qytetarë, çfarë përmasash ka vjedhja e parave të inceneratorëve, parave të tërmetit, parave të taksave të shqiptarëve!

Policia dhe drejtësia nuk mund ta fshehin identitetin e këshilltares së Ramës dhe përmasat e vjedhjes me inceneratorët e tërmetin!

Askush s’do t’i gëzojë ato para të vjedhura!! Herët ose vonë mallkimi i korrupsionit dhe babëzisë do t’i përndjekë kudo!

About Redaksia

Check Also

Berisha uron Krishtlindjen: Magjia e kësaj nate le të shndërrohet në shpresë!

Kryetari i PD, Sali Berisha në vigjilje të Krishtlindjeve ka uruar besimtarët e krishterë në …

Leave a Reply