Eksponentë të PS me urdhër të Erjon Veliaj nuk kanë lejuar mediat te afrohen e të filmojnë pasi u njoftuan zyrtarisht nga Partia Demokratike per mbajtjen e një deklarate për media të deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe anëtarit të Kryesisë Gent Strazimiri.
Deklarata ka per qellim denoncimin e një skandali tjetër të Erjon Veliajt me fondet e shqiptareve në lidhje me një tender të një rruge në Njësinë Administrative nr. 4 Tiranë.
DEKLARATË E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, GENT STRAZIMIRI
Po shpenzohen në mënyrë fiktive, me një tender fiktiv paratë e taksapaguesve të Tiranës. Kjo u bë e pamundur për shkak se Erjon Veliaj kishte angazhuar patronazhistët dhe organizatën bazë të partisë në rrugën Xhon Belushi, të cilët ishin të organizuar nga një grua e re, e cila na u paraqit si koordinatorja e PS së zonës, e cila argumentonte atje se banorët kanë dalë në mënyrë spontane, pikëridht depse duan zhvillimin dhe nuk iu intereson sesi vjen ky zhvillim.
Jemi këtu për të denoncuar faktin që vjedhja përmes tenderave fiktivë nuk është zhvillim, është anti-zhvillim. Vjedhja përmes mashtrimit tashmë të bërë rutinë nga ana e Erjin Velisë, nuk nund të jetë zhvillimi. Zhvillimi nuk vjen përmes vjedhjes! Mekanizmin sesi janë duke e bërë këtë vjedhje, sesi janë në fakt duke vjedhur para të e atyre qytetarëve, përfdhi dhe patronazhistëve që sot kanë nxjerrë në rrugë do t’jua sqarojë në mënyrë teknike kolegia Vokshi.