Berisha: Vdekja e Enver Sheshit në burg u organizua nga mafia e inceneratorëve

Kryetari i PD, Sali Berisha, thotë se ka dyshime të forta se, vdekja e Enver Sheshit, i cili ishte arrestuar për aferën e djegësave, është organizuar nga mafia e inceneratorëve.

Postimi i plotë

Hidhen dyshime për vdekjen në burg të 59 vjeçarit Enver Sheshi.

Të dashur miq,

vdekjet e dyshimta, eliminimet mafioze në burgjet e ferrit të Edi Ramës janë tashmë dukuri tragjike të zakonshme. Dje mediat njoftuan vdekjen e 59-vjeçarit Enver Sheshi, i arrestuar për skemë mashtrimi me TVSH në aferën e djegësave, ndërkohë që bosët e skemës Rama, Agaçi, Ahmetaj vazhdojnë vjedhjet me kompaninë e tyre të djegësave. Dyshime të forta kanë lindur për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas disa mesazheve, vdekja e tij është organizuar nga mafia e djegësave, mbasi dinte shumë për djegesat.

Të tjerë pretendojnë se kishte vendosur të dëshmojë me hollësi për skemën e vjedhjes së parave në djegësin e Fierit dhe si u ndanë ato.

Personalisht shtoj:

-Së pari, shpreh ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

-Së dyti, i bëj thirrje Avokatit të Popullit të ndërmarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të të ndjerit Enver Shehu dhe të shqyrtojë në çdo aspekt vdekjen e të ndjerit Sheshi në paraburgim. Duke dënuar dhe njëherë kushtet çnjerëzore në burgjet e Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Policia arreston dy protestues para Kryeministrisë dhe spërkat qytetarët me spraj me piper në fytyrë

Tensione janë regjistruar para Kryeministrisë, ku Policia ka arrestuar protestuesit Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, …

Leave a Reply