Flet kirurgu që ka operuar ish-futbollistin Gianluca Vialli

“Simptoma e parë e tumorit në pancreas që ka goditur Gianluca Vialli ka qenë një iter, domethënë zverdhja e lëkurës dhe e anës së bardhë të syve”

Flet kirurgu që ka operuar ish sulmuesin e Sampdoria dhe Juventusit. Sëmundja që mori Vialli godet rreth 14000 pacientë në vit, me një mbijetesë për 5 vjet rreth 8%. Faktorët e rrezikut dhe sesi funksionon ndërhyrja…

Sëmundja që i ka marrë jetën Gianluca Vialli është tumori në pankreas. Bëhet fjalë për një patologji që godet rreth 14000 pacientë në vit. Midis viktimave të shquara janë tenori Luciano Pavarotti dhe themeluesi i Apple Steve Jobs. Lokalizohet në 70% të rasteve në kokën e pankreasit, në trupin e tij për 15 – 20%, mbi bisht për 5 – 10%. Aktualisht sëmundja është shkaku i katërt i vdekjes së grave dhe i gjashti për burrat, me një mbijetesë 5 vjeçare me rreth 8%. Vetëm 3% e kujt sëmuret arrin t’i mbijetojë për 10 vjet. Sëmundja manifestohet në forma të ndryshme. Më e rëndomta është adenokarcinoma, por në të gjitha rastet nuk manifestohet me simptoma të njohshme. Për këtë motiv njëri prej problemeve të mëdhenj është diagnoza, që shumë shpesh vjen kur tumori është tashmë në një fazë të avancuar dhe ka gjeneruar metastaza.

Sëmundja e kampionit

Alessandro Zerbi, përgjegjës i njësisë operative të kirurgjisë pankreatike të spitalit Humanitas të Milanos, shpjegon sot se simptoma e parë e Vialli ka qenë një iter. Domethënë zverdhja e lëkurës dhe e pjesës së bardhë të syve, por Instituti i Lartë i Shëndetësisë paralajmëron se çdo sëmundje që interferon më transportin e bilirubinës nga gjaku në mëlçi dhe me eliminimin e tij mund ta shkaktojë. Shenja të tjera të iterit janë feçe me ngjyra të qarta dhe urina me ngjyrë të errët. Janë tre lloje të ndryshme. Iteri intrahepatik dhe iteri pashepatik janë më të shpeshtit në personat në mesin e moshës dhe tek pleqtë sesa tek të rinjtë. Iteri parahepatik mund të godasë njerëz të të gjitha moshave, përfshi fëmijët. Zerbi e ka operuar Vialli në 2017. Nga tumori në pankreas kanë vdekur edhe astronautja e parë amerikane Sally Ride dhe aktoret Anna Magnani dhe Mariangela Melato. Në botën e futbollit Giacinto Facchetti, Giuseppe Meazza dhe Omar Sivori.

Operacioni

«Ai operacion i duodenocefalopankreasektomia ka shkuar mirë», kujton sot doktori në një intervistë për “Il Giornale”. Operacioni konsiston «në heqjen e duodenit dhe të kokës së pankreasit. Është jashtëzakonisht kompleks», pasi «mund të shkaktojë infeksione, hemorragji dhe fistula në javët e para pas operacionit. Konvaleshenca nuk është e shpejtë, do të duhen disa javë». Faktorët e rrezikut, shpjegon Zerbi, janë «duhani, mbipesha, një ushqim i pasur me yndyra dhe i varfër në fibra, si edhe një stil jetese sedentar. Edhe familjariteti i përcaktuar se të kesh dy raste familjarësh të afërt që janë sëmurur me këtë tumor». Mjeku hedh poshtë edhe një legjendë metropolitane shumë të përhapur: «Nuk është e vërtetë se tumori përparon më ngadalë nëse mosha e të sëmurit është më e lartë. Sot tumori përparon më me shpejtësi apo më me ngadalësi sipas asaj sa është agresiv dhe ai i pankreasit është një tumor shumë agresiv nga pikëpamja biologjike. Aq sa ka një prognozë mesatarisht më të keqe se të tjerët».

Simptomat e tjera

Përtej iterit, simptomat e tjera të tumorit në pankreas janë një pankreatit, domethënë një inflamacion që jep dhimbje shumë të forta, dhe një diabet i papritur, që zakonisht është simptomë i një gjendjeje të parakohshme të sëmundjes. Një screening «fatkeqësisht nuk ka. Vetëm në 10% të rasteve, domethënë pacientët që kanë familjaritet me sëmundjen pasi kanë pasur dy prindër të sëmurë. Mund të bëhen kontrolle periodike: një rezonancë magnetike në vit për ta mbajtur nën kontroll situatën. Vetëm në 20 – 30% të rasteve pacientët e kuptojnë në kohë». Në këto raste ndërhyrja më e zakonshme është «heqja e pankreasit. Përndryshe i drejtohet kemioterapisë apo kurave të tjera dhe radioterapisë. Pas 5 vitesh nga operacioni mbijeton 20/30% e pacientëve pasi që ka një rrezik të lartë metastaze apo recidiviteti: fatkeqësisht është kjo që ka ndodhur me Vialli».

Onkologu dhe tumori në pankreas

Në një bisedë me agjencinë e shtypit DIRE, Michele Reni, Profesor i Asociiuar i Onkologjisë së Universitetit Vita e Salute dhe koordinator i zonës onkologjike IRCCS San Raffaele të Milanos, shpjegon se «terapia e vetme me shënjestër që ishte demonstruar se kishte një avantazh të caktuar në kontrollimin e sëmundjes më gjatë ishte ilaçi Olaparib, i treguar për pacientët BRCA të ndryshuar, por AIFA nuk e ka lejuar rimbursueshmërinë dhe, për pasojë, e pengon që të përdoret». Tumori në pankreas, nënvizon onkologu, «fatkeqësisht nuk bën dallime. I godet paksa të gjithë dhe është një neoplazi në rritje nga pikëpamja numerike. Faktikisht ne kemi në kurë pacientë të çdo moshe, nga 20 në 100 vjeç. Është e vërtetë se prekja është më e madhe tek njerëzit mbi 65 vjeparë, efektivisht kanceri i pankreasit godet shumë. Nuk ka një kategori të veçantë njerëzish në rrezik dhe kjo përfaqëson njërën prej vështirësive që hasim përballë kësaj sëmundjeje, pasi duke mos mundur ta identifikojmë me saktësi popullsinë në rrezik, faktikisht nuk mund të bëjmë screening».

(nga open.online)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

UEFA merr vendim, Serbia pa tifozë në Tiranë

Vetëm pak orë pas përcaktimit të grupit për kualifikuese të Kupës së Botës 2026, UEFA …

Leave a Reply