Këlliçi: Policët e Veliajt, 1 mijë gjoba arbitrare në ditë qytetarëve të Tiranës

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi akuzoi Erion Veliajn për gjoba arbitrare ndaj qytetarëve të Tiranës, përmes policisë bashkiake. NëÇim Peka Live, Këlliçi tha se, qytetarëve u vendosen 1 mijë gjoba në ditë, ndërsa në një vit ato arrijnë në 321 mijë masa administrative.

“Gjobat e policisë bashkiake janë një nga problemet më madhore të qytetarëve. Sjellja abuzive e policisë bashkiake. Një rast që më ka ardhur pak minuta para se të vija, një qytetar është gjobitur në orën 19:40 për parkim, kur kishte nga ora 19:15 e deri në atë moment që lëvizte me makinë dhe kishte një gjobë te xhami që mbante orën 19:40. Gjobiten qytetarët pa kriter, vetëm për të kapur targetin. 321 mijë gjoba në një vit, 1 mijë gjoba në ditë që u vendosen qytetarëve të Tiranës”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Patronazhistët kërcënuan mamanë e vajzës së re pse doli në një foto me deputetin Klevis Balliu

Laert Mera. Përshëndetje doktor. Më 17 prill, ndërkohë që protestohej në bulevard, në zona të …

Leave a Reply