Burri i pastrueses së 500 mijë eurove nënshkruan për koalicion me Ramën

Spartak Dobi, burri i pastrueses Rozeta Dobi, është kryetar i një partie politike. Mediat raportojnë se në regjistrin e partive politike në KQZ ai rezulton si kryetar i Partisë së Pajtimit Kombëtar Shqiptar. Kjo është një prej partive të vogla që dalin në dritë vetëm në momentin e zgjedhjeve.

Ish-polici në pension ka marrë pjesë edhe në disa zgjedhje. Masje partia e tij ka bërë koalicion edhe me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2015. Bashkë me 23 parti të tjera të vogla ato u futën në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.

Bashkëpunimi vazhdoi edhe në 2019-ën, në zgjedhjet lokale, ku për të goditur bojkotin e opozitës, PS thirri në ndihmë aleatët, mes tyre dhe Spartak Dobin./Lapsi

About Redaksia

Check Also

Protesta/ Rama kryevjedhësi ynë! Pas 13 vitesh pushtet, Rilindjes i ka ardhur fundi!

Në ditën e 55-të të revoltës qytetare, i riu u shpreh se shqiptarët kanë rikthyer …

Leave a Reply