Moti i keq/ Bashkia Shkodër: Banorët të bëjnë kujdes…!

Rikthehet moti i keq në vend! Në Shkodër kanë nisur problemet e para. Bashkia bën të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, ka pasur rrëshqitje të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes-Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës.

Bashkia Shkodër përmes firmës kontraktore ka nisur punën për pastrimin e dherave e gurëve, që sa më parë kjo rrugë t’i kthehet normalitetit në qarkullim. Dëme ka patur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet.

Njoftimi i Bashkisë

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka patur rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes – Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës. Bashkia Shkodër përmes firmës kontraktore ka nisur punën për pastrimin e dherave e gurëve, që sa më parë kjo rrugë t’i kthehet normalitetit në qarkullim. Ftojmë banorët e zonës dhe udhëtarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në këtë segment rrugor. Dëme ka patur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet.

About Redaksia

Check Also

E Ngarkuara me Punë e SHBA në SPAK: Fokusi i Administratës Trump, lufta ndaj karteleve dhe organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur sot në SPAK për të …

Leave a Reply