Krahasojeni me Shqipërinë/ Orban, “autoritari” që garantoi zgjedhje të lira dhe pranoi humbjen nga vota

Krahasojeni liderin “autoritar” të Humbgarisë Orban me Shqipërinë dhe Ramën. “Autoritar”i Orban nuk e preku votën, garantoi zgjedhje të lira dhe pranoi hubjen. E ku është autoritarizmi i tij? Shikoni Shqipërinë. Një autokrat që prej 13 vitesh nuk lejon zgjedhje të lira, i manipulon dhe i blen votat dhe megjithatë i thotë vetes së është luder europian.

Orban kishte në krah të tij në fushatë Presidentin amerikan, Trump, por nuk i manipuloi zgjedhjet, ndërsa Noc Rroku ynë me një pagesë për McGonigal futi në burg të gjithë opozitën dhe eleminoi zgjedhjet

Sundimi 16-vjeçar i kryeministrit hungarez Viktor Orbán duket se po shkon drejt fundit pas një humbjeje të thellë në zgjedhjet e së dielës, që pritet të sjellë tronditje politike nga Uashingtoni deri në Moskë.

Me mbi 45% të votave të numëruara, kundërshtari i tij Péter Magyar pritet të fitojë 135 vende në parlamentin me 199 vende. Partia Fidesz e Orbán-it ndërkohë fiton vetëm 57, shkruan Politico.

Nëse ky rezultat ruhet, Magyar do të sigurojë një super-shumicë që do t’i lejojë të zhbëjë elementët kryesorë të “demokracisë joliberale” të Orbán-it, duke shkatërruar kontrollin e fortë të kryeministrit mbi gjyqësorin, kompanitë shtetërore dhe median.

Trump dha disa mbështetje personale para garës, të përforcuara nga vizitat e sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe zëvendëspresidentit JD Vance, por nuk mundi të ndryshonte garën e formësuar nga pakënaqësia e madhe publike ndaj ekonomisë së dobësuar të Hungarisë dhe korrupsionit e klientelizmit të lidhur me Orbán-in.

About Krye Redaktor

Check Also

Protesta kombëtare/ Sot ora 19:00 Shqipëria në këmbë!

Sot në orën në orën 19:00 Partia Demokratike dhe aleatët e opozitës kanë thirrur protestën …