Në vitin 2016 Komisioni Europian shqiptohej në favor të vendimit të përshtashmërisë lidhur me Privacy Shield, framework normativ që rregullonte fluksin e të dhënave midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Katër vite më pas, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian ka nxjerrë Vendimin Schrems II, duke e anulluar kështu Privacy Shield. Në javët e kaluara Komisioni Europian ka rilançuar procesin formal e prirur drejt adoptimit të një vendimi përshtatshmërie për transferimin e të dhënave midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për ta normuar sërish fluksin e të dhënave. Midis marrëveshjesh dhe mosmarrëveshjesh, të dhënat fitojnë gjithnjë e më shumë atribut gjeopolitik.
Ishte viti i largët 2016 kur Komisioni Europian shqiptohej në favor të vendimit të përshtatshmërisë në meritë të Privacy Shield, framework normativ në fushën e transferimit të të dhënave midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Marrëveshja ishte e prirur të mbronte të drejtat themelore të njerëzve në Bashkimin Europian, në rastin ku të dhënat personale të transferoheshin në Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja përkufizonte rregulla po ashtu specifike për bizneset që kryenin transferimin e të dhënave transatlantike. Katër vite më pas, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian shqiptohej kundër regjimit të transferimit të të dhënave në kuadrin e Vendimit Schrems II, duke e anulluar kështu Privacy Shield. Në vijim të anullimit të Privacy Shield, Komisioni Europian ka rilançuar procesin formal e prirur në adoptimin e një vendimi përshtatshmërie për transferimin e të dhënave midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për ta normuar sërish fluksin e të dhënave, duke miratuar një bocë të vendimit.
Komisioni Europian mbi Urdhërin Ekzekutiv të Biden
Boca e vendimit të përshtatshmërisë e shpërndarë nga Komisioni Europian më 13 dhjetor ka vijuar Urdhërin Ekzekutiv të firmosur në tetor nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden. Urdhëri Ekzekutiv ka përfaqësuar kështu një shtytje të rëndësishme për të implementuar kuadrin e ri rregullues në fushën e privatësisë midis Kontinentit të Vjetër e Botës së Re dhe më mënyrë të veçantë respektivisht me ndarjen e aksesin në të dhënat personale nga ana e organeve qeveritare amerikane. Kjo është vendosur në linjë vijueshmërie me sa parashikohet në terma të përgjithshme nga Rregullimi i Përgjithshëm mbi Mbrojtjen e të Dhënave Europiane. Në detaje, Biden është impenjuar t’i ripërcaktojë në mënyrë substanciale limitet në aksesin e të dhënave nga inteligjenca amerikane, duke e kufizuar të drejtën e aksesit nga situatat e dalluara nga nevoja, proporcionaliteti dhe garancia e sigurisë kombëtare. Veç kësaj, është synimi i administratës amerikane të krijojë një mekanizëm tutele në favor të qytetarëve europianë që do të mund të kenë akses falas në dëmshpërblim nëpërmjet një tribunali rishikimi të mbrojtjes të të dhënave, të pavarur. Pozicioni i presidentit amerikan kërkon që t’i vendosë fre aksesit të tepruar nga ana e shërbimeve amerikane të sigurisë, që kishte përbërë thelbin e mosdakordësisë dhe rënduar substancialisht mbi anullimin e Privacy Shield.
Prandaj Urdhëri Ekzekutiv i Joe Biden është i prirur t’i ripërcaktojë në prizmin e përgjithshëm finalitetet, si edhe kufizimet dhe përgjegjësitë të cilave do t’u nënshtrohen agjencitë amerikane të inteligjencës, jo vetëm në nivel normativ, por edhe operativ. Lidhur me këtë del sesi aktivitetet e kryera nga inteligjenca, në vend që të jenë të prirura të garantojnë sigurinë kombëtare, duhet të jenë në linjë dhe të proporcionuara respektivisht prioriteteve të identifikuara. Nëse dëshirohet, edhe një herë akoma, të bilancohet ruajtja e vendit dhe impakti mbi jetët private dhe liritë civile e njerëzve të interesuara, pavarësisht shtetësisë apo vendit të banimit. Qëllimet e mira amerikane nuk janë mirëpritur nga Bashkimi Europian. Premisa e bocës së vendimit të përshtatshmërisë hap në fakt transferimin e të dhënave personale edhe në hipotezën ku niveli i mbrojtjes së shtetit të tretë nuk ishte spekular me atë europian. Është e mjaftueshme që niveli i mbrojtjes së garantuar të jetë i asimilueshëm. Kjo implikon që mjetet të cilat përdor vendi i tretë mund të ndryshojnë nga ato të përdorura nga Bashkimi Europian boll që të demonstrohen në thelb efikasë për të garantuar një nivel mbrojtjeje të duhur. Në këtë mënyrë, Bashkimi Europian nuk kërkon që normat e tij të replikohen njëlloj nga Shtetet e Bashkuara, sesa që e drejta e privatësisë në devijimet e tij të jetë e garantuar si në Bashkimin Europian, aq edhe Shtetet e Bashkuara.
Midis Urdhërit Ekzekutiv dhe shqiptimit të përshtatshmërisë: Foreign Intelligence Surveillance Act
Rëndësia e flukseve të të dhënave midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara ndahet nga të dyja palët, që janë të vetëdijshëm për benefitet e fituara. Pikërisht për shkak të fluksit të të dhënave, Max Scherms, aktivist dhe avokat, ka treguar ngurrim më të madh përballë Urdhërit Ekzekutiv të miratuar nga Shtëpia e Bardhë, duke theksuar edhe një herë akoma sesi ligji Foreign Intelligence Surveillance Act (FISA) 702 – në fuqi në Shtetet e Bashkuara, autorizon agjencitë kryesore të inteligjencës si NSA, FBI dhe CIA të koleksionojnë dhe për pasojë të përdorin informacionet lidhur me qytetarët banorë jashtë vendit – përfaqëson një shkelje të rëndë ndaj parimit të proporcionalitetit të parashikuar nga GDPR. Me vëmendje të veçantë ndaj aksesit të të dhënave personale nga ana e agjencive amerikane të inteligjencës, faktikisht parashikohet që këta njerëz mund të kërkojnë aksesin në të dhënat personale që u janë transferuar organizatave të ndodhura në Shtetet e Bashkuara për motive të sigurisë kombëtare jo vetëm në rastet e parashikuara nga ligji, ashtu siç parashikohet në kuptimet e FISA. Kjo përbën themelet për ta legjitimuar mbledhjen dhe trajtimin pasues të të dhënave personale të transferuara duke u nisur nga Kontinenti i Vjetër.
Privatësia në Shtetet e Bashkuara
Duhet konsideruar gjithashtu sesi koncepti i privatësisë në Shtetet e Bashkuara është kushtëzuar dhe shtyrë në një ndryshim në vite. Koncepti i privatësisë në Shtetet e Bashkuara në 20 vjeçarin e fundit është kushtëzuar fuqimisht nga ngjarjet e 11 shtatorit dhe më pas nga aksionet e shumta malinje që Uashingtoni dhe, për refleks, Shtetet e Bashkuara kanë pësuar. Megjithëse ka një konstante të pandryshuar, privatësia ndeshet me konceptin e sigurisë kombëtare. Koncepti i privatësisë nuk është i sanksionuar direkt nga kushtetuta amerikane, megjithatë Bill of Rights ia ruan disa aspekte nëpërmjet amendamenteve I, III, IV dhe V. Amendamenti i IX, interpretimi i të cilit është debatuar, e justifikon leximin e thelluar të Bill of Rights për ta mbrojtur privatësinë në mënyra jospecifikisht të parashikuar nga amendamentet e tjera. Studiuesit e gjejnë të vështirë të rakordohen mbi një koncept të vetëm privatësie, duke preferuar të nënvizojnë aspekte të ndryshme të të njëjtit. Me përkufizim po aq të vështirë rezulton edhe koncepti i sigurisë kombëtare. Sipas disa ekspertëve do të ishte aftësia e institucioneve kombëtare për t’i parandaluar kundërshtarët nga drejtimi i përdorimit të forcës për t’i dëmtuar qytetarët amerikanë apo interesat kombëtare të tyre dhe besimin e tyre në një aftësi të tillë të qeverisë, duke ofruar një vizion të militarzuar të sigurisë. Privatësia dhe siguria kombëtare duket kështu se lëvizin në një sistem dikotomik, dukshëm në kontrast.
Administratat amerikane, në shumë raste dhe gjatë viteve, kanë theksuar nevojën e ruajtjes së një shkalle sigurie rreth politikave dhe mjeteve të përdorura në zona kritike me qëllim që efikasiteti i tyre të mos jetë i kompromentuar. Edhe Leon Panetta, drejtor i CIA midis viteve 2009 e 2011 dhe më pas sekretar i Mbrojtjes deri më 2013, ka theksuar gjerësisht rëndësinë e faktorit sekret për ta mbrojtur sigurinë kombëtare në kontekstin e ri ndërkombëtar. Krucialiteti i konceptit të privatësisë e forcon kështi karakterin gjeopolitik të të dhënave. Ky është çelësi për një pozicionim europian në skenarin global të bazuar mbi një ekuilibër të ri pushteti të bazuar gjithmonë tek të dhënat. Faktikisht, kush i mban si edhe i përpunon të dhënat gëzon një avantazh kompetitiv jo të parëndësishëm. Për një qllim të tillë, vlerësimi i përshtatshmërisë i Komisionit Europian duhet të përmbajë domosdoshmërisht brenda tij edhe sesi një vendim i tillë do të ketë impakte mbi kompetitivitetin e bizneseve europiane në tregun global. Faktikisht të dhënat janë crown jewels jo si të dhëna në vetëvete, por në atë sesi nxjerrja dhe ruajtja e tyre, si edhe ripërpunimi, është i mundur vlerësimi i tyre. Kjo mund të ndodhë si në nivel kombëtar, ashtu edhe mbikombëtar, por impaktet dhe pasojat janë ndjeshëm të ndryshme. Nuk është rastësi që Shtetet e Bashkuara kanë nënkuptuar gjithmonë dhe vazhdojnë ta mbrojnë interesin kombëtar nëpërmjet mbrojtjes si interesave të bizneseve kombëtare që shfaqen në skakierën ndërkombëtare. Të dish t’i japësh vlerë masës së madhe të të dhënave që përshkruarn çdo aspekt të jetës është prej një kohe të gjate një instrument gjeopolitike në të gjitha aspektet.
Konkluzione
Në përfundim, nga vendimi i përshtatshmërisë i përhapur nga Komisioni Europian dhe nga Urdhëri Ekzekutiv i Shtëpisë së Bardhe del mbijetesa e eëementëve për të ndërtuar një framework të ri normativ për fluksin e të dhënave midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, në respektim të legjislacioneve dhe të tutelave ndaj shteteve, pse jo edhe qytetarëve, në linjë edhe me sa parashikohet nga GDPR. Kjo afërsi me një marrëveshje të re megjithatë nuk i heq të gjitha pengesat nga rrugëtimi. Faktikisht, mbesin të qëndrueshme të gjitha instrumentat ligjorë në dispozicion. Veç gjërave të tjera, duhet konsideruar se urgjenca për ta futur në normativë rolin e të dhënave forcohet edhe nga iniciativa normative të tjera në gjirin europian si, veç të tjerash, Data Governance Act dhe Direktiva NIS2. Boca e vendimit mbi përshtatshmërinë është tani në shqyrtimin e Europian Data Protection Board. Output do të jetë një mendim jodetyrues që do t’i transmetohet më tej komitetit të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Midis aktorëve që do ta vlerësojnë sërish marrëveshjen e re figuron edhe Gjykata Europiane e Drejtësisë. Përtej bilancimit të vështirë që do të duhet të arrihet midis dy historive, zhvillimet e fundit normative do të sanksionojnë një dimension të ri të dixhitalit. Tashmë është bërë thuajse e rëndomtë, por jo për këtë që duhet të merret e mirëqenë, të shoqërohet koncepti i dixhitales, kaq kalimtar dhe kaq i palidhur me ndonjë territorialitet, me konceptin e gjeopolitikës ngushtësisht e lidhur me idenë e kufirit, konformimit gjeografik dhe pushtetit të aktorëve kryesorë ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për mbizotërimin e paligjshëm të njërës anë ndaj tjetrës? Ka mundësi. Skenari ndërkombëtar aktual mbyllet edhe nga dimensioni dixhital, duke mos bërë gjë tjetër veçse të shtyjë për një territorializim të domenit dixhital, një dimension ende kontradiktor, midis hapjesh dhe mbylljesh, aleancash dhe ndarjesh.
(nga Geopoliticus)
Përgatiti
ARMIN TIRANA