Sali Berisha shprehet i bindur se në 14 maj qytetarët e Tiranës do të bëjnë ndryshimin. Në Çim Peka Live, lideri demokrat tha se kryeqytetasit nuk do të votojnë më një njeri që ka hyrë në rekordet ‘Guinness’ për vjedhjen e tij, duke iu referuar aferës te rruga John Belushi.
Peka: Betejë tjetër e fortë është Durrësi, Elbasani dhe Tirana. Realisht sa gjasa ka…
Berisha: Realisht janë betejat në të cilat ne do të arrijmë sukseset më të mëdha. Kemi të bëjmë me figurat më të djegura, diskredituara. Çfarë mendoni se do të votojë Tirana një njeri që do të regjistrohet në Guines për mënyrën e vjedhjes së tij. Një kryetar bashkie që shpall tender ditën që fillon punimet dhe punimet i bën me mjetet e bashkisë, për të dalë vetë në fund fitues i tenderit me një emër tjetër. Për të futur në xhep 470 milionë lekë. Të shpallësh tender ditën që fillojnë punimet do të thotë që ja ke dhënë tenderin asaj kompanie. Por kur ajo kompani je ti vetë, ndërmarrja e bashkisë, do të thotë se t’i po vjedh paratë e bashkisë. Dhe ky është vetëm një akt i Veliajt, por janë me dhjetëra të tjera. Qytetarët e Tiranës nuk do ta votojnë kurrë këtë, çfarëdo që të bëjë. Ne po e ndjekim, ai po bën gjithçka për të blerë e manipuluar, por ai kurrë nuk do të fitojë.
Peka: Sa do të përfshihet në garën e Tiranës.
Berisha: Sali Berisha nuk do të përfshihet në asnjë garë lokale. Unë ndjek linjat e përgjithshme të garës. Si rregull është gara e Tiranës që udhëheq garat lokale të Shqipërisë. Ky është ligji i garës së qeverisjes vendore. Unë udhëheq linjat e përgjithshme të fushatës.