Ervin Salianjin në krye të grupit parlamentar? Ja si përgjigjet Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi në Çim Peka Live edhe njoftimin e Enkelejd Alibeajt i cili falsifikoi një vendim për përjashtimin nga grupi parlamentar të katër deputetëve demokratë. 

Berisha tha se ai vendim nuk ka asnjë vlerë.

Gjithashtu, Berisha tha se grupi parlamentar është vënë në lëvizje, ndërsa i pyetur për emrin e Ervin Salianjit si kryetar i mundshëm i grupit, kreu i PD tha se do pranojë atë që do të mbështesin deputetët.

Çim Peka: Disa deputetë duket se kanë marrë një iniciativë për të bashkuar grupin parlamentar të PD dhe mesa di unë kanë propozuar emrin e Ervin Salianjit dhe po mbledhin firma për të. A e pranon Sali Berisha.

Berisha: Sali Berisha do të pranojë atë që pranojnë deputetët e Partisë Demokratike.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply