“Gomaricat e Bashkisë vijnë vërdallë, e bënë buxhetin qumësht, e bënë dhallë…”

Nga Rezenbrik SERJANI

E ka kush e ka, Mos u nxeh, Tavëll, e lojë dore, është kthyer puna e Këshillit Bashkiak në Vlorë, sidomos në momentet kulminante të diskutimit, shqyrtimit, analizës, monitorimit, planifikimit e votimit(“kalimin” siç e quajnë ndrikullat e bashkisë) të buxhetit të Bashkisë Vlorë.

Ky buxhet është portofoli i shtëpisë sonë, I Vlorës, duke simbolizuar ekonominë tonë, të ardhmen dhe vazhdimësinë e këtij qyteti të bekuar; por është bërë traditë tashmë që Këshilli çdo fundviti e sa herë ka diskutime buxhetesh, e diskutime plot rëndësi e jetë për Vlorën, kthehet në një mejhane ulërimash e shfaqesh, për të dhën iden se brenda parlamentit vendor të qytetit “rrihen mendime e qahen halle”.
Nuk është thjesht se “Cirk pa bukë”, sa herë që është në plan të parë buxheti i qytetit, buxheti i të gjithë vlonjatëve.

Për vite, Vlorën e ka kapluar një mallkim teatral lidhur me punën e qeverisjes vendore, ku Këshilli i Bashkisë dhe Bashkia Vlorë, në një kakofoni të shëmtuar mes tyre, hedhin e presin letrat e buxhetit.

Paçavuret e tyre institucionale, mediokriteti që i karakterizon fund e krye, kanë dobësuar për vite shëndetin e politikbërjes në nivel vendor në Vlorë, si tregues i drejtpërdrejtë i neglizhencës, mospërfilljes dhe përbuzjes që politikanët vendor tregojnë për Vlorën e vlonjatët.

Vlora dhe vlonjatët nuk meritojnë fanellën e rreckosur socialiste, që për vite është kthyer ne flamurin e zhvatjes dhe e përbuzjes.

Në 14 maji, Këshilli dhe Bashkia ju kthehen Vlorës, ju kthehen vlonjatëve.

Boll më !
Fanella e e rreckosur socialiste i ka ditët e numëruara !

Vlora do ju kthehet vlonjatëve !

About Redaksia

Check Also

Video/ Chris LaCivita mesazh Ramës: Jam rrugës për në Shqipëri! Ta bëjmë sërish Shqipërinë Madhështore!

Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA, ka …

Leave a Reply