Berisha: Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë çdo përpjekje për t’i mbyllur gojën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës së përjavshme për shtyp se, sanitarja Rozeta Dobi që mori eurot në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Berisha tha se, Qeveria ka bërë ëdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj.
“Janë bërë me dhjetëra kronika, me dhjetëra raportime, por një enigmë ku qëndron edhe çelësi i të vërtetës, nuk është trajtuar në dimensionin e duhur.
Nuk është trajtuar raporti Rozeta-kasaforta.
Sipas të gjitha të dhënave, Alda Klosi ose i mbante paratë në dyshek dhe flinte, se maniakët e parave, ndjehen komfort kur flenë në dyshekë të mbushur me parë, ose ajo i dha kodin e kasafortës. Ia dha në roje. Ia dha në mirëbesim.
Pra, këtu qëndron edhe rebusi.
Ndërkohë, Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë ëdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj.
Gjithçka është bërë dhe ajo realisht e kërcënuar shumë.
Thirrja ime është që ajo të shpallet e penduar e drejtësisë. Çka nuk ndodh. Se kjo e lemerit Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ai që bleu Lulin nuk e ka për gjë të blejë edhe një “Lule” në Vlorë

Atird Hoxhës: I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë …

Leave a Reply